Panorama (Albania)

Çfarë do t’i kisha thënë Ramës po të isha i ftuar me biznesmenë­t VIP

- NIKOLLAQ NERANXI

Mbrëmë, Kryeminist­ri Edi Rama ka mbledhur rreth 200 biznesmenë VIP, për t’u bërë thirrje për një nismë të përbashkët, për të rregulluar imazhin e tyre. Rama ka treguar shqetësimi­n e tij se në opinionin publik po rritet një frymë agresive kundrejt biznesmeni­t...

të madh, që rëndom i quajnë oligarkë. Ai iu bëri me dije se ndaj tyre po bëhen thirrje që t’iu digjen ndërmarrje­t, bankat, që do t’u turren vilave të tyre. Prandaj, sipas Ramës, që të rregullohe­t ky imazh, ata duhet të japin 2% të dividendit, si një fond solidarite­ti, për të qetësuar turmat, të cilat kanë alergji dhe urrejtje ndaj tyre. Si fillim dua t’ju bëj me dije, që edhe pse kam një biznes Vip, nuk isha i ftuar në atë takim nga Rama. Jam i lumtur për këtë fakt, sepse nuk dua të jem spektator i talljeve të Kryeminist­rit. Por, nga ana tjetër, nuk e fsheh faktin se ky do kishte qenë një rast i mirë, për t’ua thënë në sy atë që mendoj dhe që e meritojnë të gjithë ata që ishin aty prezentë.

Nëse do isha përballë Edi Ramës, do t’i thosha: Bravo të qoftë! Bizneset, të cilët pranuan të bëhen kliente të pushtetit për të rritur fitimet e tyre në mënyrë të padrejtë, të kanë borxh jo vetëm 2% të dividendit, por çfarë të të teket ty. Janë këto biznese, të cilat asnjëherë nuk menduan sesi të respektojn­ë rregullat e ekonomisë së tregut, të konkurrenc­ës së ndershme, të jenë të pavarur nga çdolloj pushteti dhe të luftojnë me ndershmëri për të qenë më të mirët dhe më të suksesshmi­t në treg. Janë këta biznesmenë, të cilëve unë iu kërkova rreth 4 vite më parë që të bashkohesh­im për të kundërshtu­ar në Gjykatë Kushtetues­e ligjin e supergjoba­ve dhe ata nuk pranuan. Ai ligj u hodh poshtë nga padia e Shoqatës për Mbrojtjen e Tregtarëve, që drejtohet prej meje. Ata nuk pranuan të bashkohesh­in në luftën kundër taksave dhe tarifave të larta, të cilat të gjithë e dimë se janë të papërballu­eshme nëse nuk gjen rrugë të paligjshme për të fituar. Janë këta biznesmenë, të cilët nuk u ngritën asnjëherë për çmimet e karburanti­t, energjisë elektrike, ujit, gazit, të cilat për biznesin janë më të lartat në Europë. Janë këta biznesmenë, që nuk u ngritën kundër grabitjes së pronave, por disa prej tyre, madje, përfituan nga kjo vjedhje. Këta biznesmenë, të cilët, tani, me urdhër të Ramës, iu duhet të bëhen zemërdhemb­shur, nuk i pashë të reagojnë kur fëmijët e Shkozës qanin dhe ulërinin sepse pushteti i Edi Ramës i la pa shtëpi dhe i hodhi në rrugë. Nuk i pashë të reagonin për banorët e Unazës së Re dhe t’i propozonin një zgjidhje Ramës, kur fëmijët e lemerisur dhe të rraskapitu­r nga protestat e përditshme mbanin pankarta në duar: “Xhaxhi Edi Rama mos na i prish shtëpitë!”. Por jo, beniaminët e Ramës zgjodhën rrugën e informalit­etit dhe korrupsion­it, duke bërë sikur asgjë e keqe nuk po ndodh në këtë vend dhe i madhi nuk duhet kundërshtu­ar për asgjë. Prandaj, sot nuk kanë rrugë tjetër, veçse të rrinë të tulatur, sepse e dinë që ia kanë borxh kryeminist­rit çdo gjë që ai do t’u kërkojë.

Sa për fondin e solidarite­tit, e bëj me dije Kryeminist­rin, se si qytetarë të përgjegjsh­ëm të këtij vendi, nuk kemi pritur urdhër prej tij për të qenë solidarë dhe humanë. Kompania “Neranxi” ka vite që jep me qindra bursa për të rinj, që ata të diplomohen në Institutin Kulinar Neranxi, sepse prindërit e tyre Rama i ka lënë në mjerim. Ne kemi vite që punësojmë individë me aftësi ndryshe dhe i trajtojmë ata me dashurinë dhe përkushtim­in, të cilat shteti nuk ua dha kurrë. Ne kemi vite që bëjmë shumë vepra humanitare, të cilat as nuk kemi dashur t’i bëjmë publike. Sepse dy janë rrugët që do zgjedhësh në jetë; ose të jesh një njeri që pranon vasaliteti­n për dy lekë më shumë dhe kjo racë biznesmenë­sh, pa dyshim që nuk e njeh solidarite­tin dhe hallin e tjetrit, ose do të zgjedhësh të jesh një qytetar i përgjegjsh­ëm në çdo aspekt të jetës, që nga pagesat e detyrimeve në shtet, në cilësinë e produktit dhe shërbimit dhe deri te humanizmi ndaj shoqërisë.

Realisht, i mëshiroj ata ushtarë të mjerë, të cilët Rama dje i vuri në rresht si njerëzit më të pavlerë të këtij vendi, duke i urdhëruar për gjobën e radhës.

Së fundi, nëse kjo çmenduri e Ramës do bëhet ligj, Shoqata për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe Tregut të Shqipërisë me kryetar Nikollaq Neranxin, do ta çojë në Gjykatë Kushtetues­e si një ligj antikushte­tues. Nga ana tjetër, nxisim dhe inkurajojm­ë drejtësinë e re që po krijohet, që të bëjë veting në sipërmarrj­et e mëdha, si një detyrim ndaj shoqërisë, e cila ka 30 vite që është marrë peng nga njerëzit e korruptuar në biznes, politikë dhe drejtësi.

 ??  ??
 ??  ?? Rama, gjatë takimit me biznes
Rama, gjatë takimit me biznes

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania