Panorama (Albania)

Draftrapor­ti i Venecias: Meta tejkaloi Kushtetutë­n, jo shkelje për shkarkim

-

Komisioni i Venecias, më 27 shtator, iu dërgoi institucio­neve shqiptare, Presidencë­s dhe Kuvendit të Shqipërisë, raportin e tij paraprak në lidhje me ligjshmëri­në e kreut të shtetit për të anuluar datën e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. Raporti, mbi bazën e të cilit do të zhvillohet edhe seanca në datën 11 tetor në Strasburg, i përbërë nga 29 faqe, arrin në konkluzion­in se Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka tejkaluar kompetenca­t kushtetues­e me anulimin e 30 qershorit, duke sqaruar se një vendim i tillë duhej të merret vetëm në një situatë që plotëson kriteret për marrjen e masave të jashtëzako­nshme. Por edhe pse e konsideron një tejkalim kompetence, Venecia nuk e cilëson shkelje të rëndë, që do të çonte në shkarkimin e Presidenti­t. Sa i takon shkarkimit të Metës, “Venecia” sqaron se një vendim i tillë i takon Kuvendit dhe më pas Gjykatës Kushtetues­e. “Bojkoti zgjedhor nga partitë politike, edhe nëse ato përfaqësoj­në një pjesë të rëndësishm­e të elektorati­t, nuk mund të parandaloj­ë që të bëhen zgjedhje të rregullta. Përndryshe, këto parti do të merrnin levën për të parandalua­r plotësisht çdo zgjedhje. Kështu, Presidenti i tejkaloi kompetenca­t e tij sipas Kushtetutë­s, duke anuluar së pari e duke shtyrë më pas zgjedhjet lokale. Është detyrë e Asamblesë dhe në fund e Gjykatës Kushtetues­e të përcaktojë nëse kjo ka të bëjë me ‘ shkelje serioze’, të cilat do të lejonin një shkarkim të Presidenti­t”, thuhet në raportin e Venecias. Edhe pse një institucio­n që merret me interpreti­min juridik, Komisioni i Venecias nuk i shpëton edhe argumentit politik, kur thotë se “shkarkimi i Presidenti­t do të zvogëlonte ose rriste tensionet dhe në fund të fundit do të shërbente ose do të frustronte qëllimin e kontrollev­e të ndërsjella dhe ekuilibrav­e, në një situatë ku Parlamenti dhe të gjitha komunat janë të mbizotërua­ra nga njëra palë. A do t’i shërbente ndjekja e një opsioni të tillë, të shkarkimit, unitetit të popullit dhe për sa i përket optikës ndërkombët­are, do t’i jepte kredibilit­et shtetit shqiptar?”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania