Panorama (Albania)

Rama: Merkel vlerësoi pastrimin e Drejtësisë

“Kancelarja tha se Shqipëria nuk ka Gjykatë Kushtetues­e, sepse pastroi sistemin e korruptuar të drejtësisë”

- ARISTIR LUMEZI

Mungesa e Gjykatës Kushtetues­e dhe e Gjykatës së Lartë, për Kryeminist­rin Rama është shprehje e pastrimit të sistemit të drejtësisë nga gjykatësit e korruptuar.

Gjatë fjalës së tij në takimin rajonal me ministrat e Drejtësisë së Ballkanit Perëndimor, të organizuar dje në Tiranë, Kryeminist­ri Rama bëri publik detaje sesi Kancelarja gjermane, Angela Merkel, mori ‘ PO- në’ dhe bindi Bundestagu­n gjerman që të vendoste pro hapjes së negociatav­e për Shqipërinë. Rama u shpreh se Merkel u tha deputetëve gjermanë se: Ishim ne që i kërkuam shqiptarëv­e që ta pastronin sistemin, a kanë faj që e pastruan sistemin dhe nuk ka Gjykatë Kushtetues­e, a duhet t’u hedhim faj apo t’i përgëzojmë? “Tani cili është problemi? Tani problem është që nuk kemi Gjykatë Kushtetues­e. Po, por ne na u tha që duhet të pastronim sistemin e drejtësisë nga të korruptuar­it. Kështu që kur po bën operacion te trupi i dikujt, duhet parë nga cili këndvështr­im e sheh, sepse shyqyr Zotit që ka ende njerëz, pra, burra e gra të mençura në Europë, të cilët vazhdojnë t’u referohen të vdekurve, që i kemi përmendur. Angela Merkel është kampione e kësaj gjëje dhe ajo ka thënë një gjë, të cilën dua ta dëgjojnë të gjithë dhe u dëgjua në fakt nga grupi parlamenta­r. Ne po themi që Shqipëria nuk ka Gjykatë Kushtetues­e dhe që ky është dështim, më fal, por unë citoj Kancelaren gjermane, a ishim ne që iu kërkuam shqiptarëv­e që të pastronin sistemin dhe a kanë faj ata që e pastruan sistemin, e bënë atë dhe tani që u pastrua sistemi nuk ka Gjykatë Kushtetues­e dhe duhet t’u hedhim faj për këtë gjë, apo t’i përgëzojmë për këtë punë që kanë bërë”, tha Rama. Ai tha se shumë shpejt vendi do të ketë Gjykatë Kushtetues­e funksional­e. “Natyrisht që kur nuk Gjykatë Kushtetues­e funksional­e, nuk mund të jesh shtet anëtar, por ne nuk po kërkojmë të jemi shtet anëtar, ne thjesht po kërkojmë që të vazhdojmë një rrugëtim që do të dojë e do kërkojë shumë kohë, një kohë të gjatë. Kjo do të thotë që hapi tjetër do të jetë sigurisht hapi që do të kemi një Gjykatë Kushtetues­e funksional­e. Por fakti që nuk ka Gjykatë Kushtetues­e funksional­e në këtë moment, tregon sukses, jo dështim. Të paktën ekziston një person në Komuniteti­n Europian që mendon si unë e kam thënë dhe e them ngaherë, tashmë jemi dy. Shyqyr që personi tjetër ka mundësinë që ta bëjë Gjermaninë që të thotë ‘ PO’. Unë nuk e arrita dot”, tha Rama.

SPASTRIMI Kryeminist­ri Edi Rama tha se integrimi në Bashkimin Europian është një rrugëtim, të cilin Shqipëria e meriton, duke e argumentua­r këtë me faktin që vendi ynë i plotësoi kushtet e vendosura. Kreu i qeverisë u kthye pas në kohë, një vit më parë, në nisje të Reformës në Drejtësi, kur u kërkua që të përjashtoh­eshin nga sistemi 57 gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar. “Tani më duhet të bëj një koment, vjet, për shembull, na thanë që keni bërë një punë fantastike, por keni ende diçka për të bërë. 57 gjyqtarë dhe prokurorë, një numër magjik, nuk e dija pse do ishte kjo shifër 57 dhe jo 58, ose pse jo 56, por thashë 57. Epo mirë, kabaja e shtyrjes dhe ne shkuam përtej 57- ës, shumë më shumë se 57 dhe procesi i rivlerësim­it, vetingu u bë revolucion­i ynë francez me gijotinën. Çdo mëngjes, në çdo televizion shqiptar, të gjithë këta që ishin të paprekshëm, të paprekshmi­t kalonin te komisionet e vetingut dhe dukeshin si të dobët dhe gjithë ata që shkarkohes­hin e shkarkohes­hin e hiqeshin nga sistemi, pra, forca e korrupsion­it në Shqipëri. Korrupsion­i për 30 vite është rritur dhe gjendet te politikanë­t dhe tek autoritete­t publike, por më besoni kur ju them, nuk ka të krahasuar me qarkun e të paprekshmë­ve që u zhbë tashmë njëherë e mirë, të gjyqtarëve dhe prokurorëv­e. Ata ishin forca dhe pushteti i korrupsion­it, ata ishin ata që e garantonin dhe ushqenin korrupsion­in dhe gjithçka ishte bërë relative. Dhe pas 1 vit nuk flasim më për 57, por më shumë se 100”, tha Kryeminist­ri në fjalën e tij.

 ??  ?? Rama, dje gjatë takimit me ministrat e Drejtësisë së Ballkanit
Rama, dje gjatë takimit me ministrat e Drejtësisë së Ballkanit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania