Panorama (Albania)

“Disa vlerësime bien në kundërshti­m me Kushtetutë­n”

Presidenti: Opinioni rindezi debatin, kur palët kishin nisur dialogun

-

7. Referuar përmbajtje­s së Kushtetutë­s së Shqipërisë: A ka kompetencë Kuvendi i Shqipërisë të shqyrtojë apo të shprehet me vendim për të vlerësuar, apo për të rrëzuar Dekretet e Presidenti­t të Republikës për caktimin e datës së zgjedhjeve për pushtetin vendor? A i nënshtrohe­t kontrollit nga Parlamenti Dekreti për caktimin e datës së zgjedhjeve për pushtetin vendor dhe nëse po, cila është dispozita që e bën të mundur këtë? Cila është vlera detyruese e Rezolutave që miraton Kuvendi i Shqipërisë në përcaktimi­n e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore?

8. Miratimi nga Kuvendi i Rezolutës datë 13 qershor 2019, mbi vlefshmëri­në e Dekretit të Presidenti­t nr. 11199, datë 10.06.2019 dhe thirrja ndaj të gjithë institucio­neve shtetërore për moszbatimi­n e dekretit: A përbën shkelje kushtetues­e nga Kuvendi bllokimi i veprimtari­së dhe vendimmarr­jes kushtetues­e të Kreut të Shtetit? A cenon rolin e Presidenti­t të Republikës si ndërmjetës dhe Arbitër midis palëve? A shkakton prishje të ekuilibrav­e institucio­nale dhe kushtetues dhe për rrjedhojë tronditje të themeleve të shtetit të së drejtës?

9. Në kushtet kur Kuvendi ka shprehur qëndrimin e tij me Rezolutën e datës 13 qershor, ku votues të këtij akti janë 100 deputetë dhe ku përfshihen edhe anëtarët e Komisioni të Posaçëm Hetimor Parlamenta­r, a është në kundërshti­m me parimin e zhvillimit të një procesi të rregullt ligjor?

10. Në kushtet e qëndrimeve refraktare të të dy palëve ndaj thirrjeve të përsëritur­a të Presidenti­t për dialog, a kishte Presidenti në dispozicio­n ndonjë mekanizëm tjetër, të ndryshëm nga nxjerrja e dekreteve apo veprimtari­a që ai kishte kryer, që të krijonte një mundësi për rinisjen e dialogut politik, ruajtjen e paqes sociale, uljen e tensionit, për të arritur në zgjidhjen e krizës ashtu dhe në ruajtjen dhe respektimi­n e parimeve kushtetues­e dhe detyrimeve ndërkombët­are?

Institucio­ni i Presidenti­t të Republikës ka mirëpritur një opinion të Komisionit të Venecias për të bërë një përshkrim teorik e kushtetues se cili është roli i Presidenti­t të Republikës si moderator, në situata krizash të rënda si kjo që po kalon Shqipëria, duke qëndruar si garant i Kushtetutë­s edhe i parimeve të mbrojtura prej saj, në ruajtje të interesit të përgjithsh­ëm

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania