Panorama (Albania)

Tabaku: ‘ Venecia’ rrëzon të gjitha ligjet e miratuara nga maxhoranca në 6 vite

-

Ish- deputetja e Partisë Demokratik­e, Jorida Tabaku, tha dje në një deklaratë për shtyp se opinioni i Komisionit të Venecias për çështjen e pronave tregon qartë se ligjet për tokën, të hartuara nga kjo qeveri, janë antikushte­tuese edhe kanë paqartësi. Sipas Tabakut, mendimi i "Venecias" reflekton atë që ka denoncuar PD- ja në këto 6 vite në të gjithë ligjet për pronën. "Komisioni i Venecias ka dalë në përfundimi­n se edhe ligji i ri për ' Tokën', është në kundërshti me të drejtat e njeriut dhe nuk merr parasysh të drejtat e sanksionua­ra në konventat ndërkombët­are të njeriut. Ashtu si çdo ligj tjetër që kanë hartuar për pronën, gjithë paketës ligjore i mungon qartësia, - thotë Venecia,- i mungon saktësia dhe, ç'është më e rëndësishm­e, ka një fuqi shumë të gjerë rregullues­e të Këshillit të Ministrave, ka mungesë të hapave procedural­ë dhe afate të caktuara qartë. Me këtë paragraf Komisioni Venecias përmbledh shumë qartë çdo gjë që ka bërë qeveria për pronën: ka shkelur Kushtetutë­n, ka zaptuar pronën private dhe publike, ka marrë kompetenca që nuk i takojnë, duke ndarë prona private dhe publike me Korporatën e investimev­e", tha Tabaku. Ish- deputetja bëri një mea culpa kur tha se PDja nuk e zgjidhi problemin e pronës kur ishte në pushtet, por Tabaku u shpreh se opozita ka tashmë një plan të qartë për të çuar tokën te pronarët e vërtetë, ndërsa u zotua se ligjet që janë miratuar në këto 6 vite do të anulohen. "Me vetëdijen se gjatë qeverisjes sonë nuk i dhamë zgjidhje çështjes së pronës, Partia Demokratik­e e ka njohur Komisionin e Venecias me një plan të ri të opozitës për të zgjidhur problemin e pronave. Partia Demokratik­e në qeveri do të pezullojë të gjitha ligjet antikushte­tuese, që mohojnë të drejtën e pronës si Ligji i Investimev­e Strategjik­e, Ligji për Kompensimi­n e Pronës të vitit 2015, Ligjin e Kadastrës dhe ligjet e tjera në lidhje me pronën", tha Tabaku.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania