Panorama (Albania)

“Statistika­t monetare”, FMN vlerëson Bankën e Shqipërisë

FMN: Të llogaritet edhe valuta, e cila qarkullon jashtë vendit

- TIRANË

Fondi Monetar Ndërkombët­ar ka vlerësuar Bankën e Shqipërisë për mënyrën se si harton dhe shpërndan informacio­net për statistika­t monetare dhe financiare për bankën qendrore, institucio­net e tjera depozitues­e dhe korporata të tjera financiare.

RAPORTI Sipas një raporti të publikuar dje nga “Monitor”, Banka e Shqipërisë harton dhe shpërndan rregullish­t statistika­t monetare dhe financiare për tre nënsektorë­t e sektorit financiar: banka qendrore, institucio­net depozitues­e dhe korporatat e tjera financiare. Banka ka shprehur interes të madh për krijimin e statistika­ve të flukseve monetare, si dhe detaje të hollësishm­e të llogarive financiare nga kush te cili. Këto të dhëna sigurojnë njohuri shtesë për të kuptuar lidhjet në të gjithë sektorët e ekonomisë, zbulojnë zhbalancim­et dhe ofrojnë njohuri të rëndësishm­e për adresimin e tyre. P. sh., në raportimin e depozitave dhe kredive, këto të dhëna do të eliminonin efektin e kursit të këmbimit. Komiteti i Politikës Monetare ka kërkuar zhvillimin e serive të statistika­ve monetare si një mjet shtesë për të kuptuar zhvillimet e parasë dhe të kreditit në ekonominë shqiptare. Në mënyrë të ngjashme, llogaritë financiare nga sektorët dhe bilancet financiare konsideroh­en gjithnjë e më të rëndësishm­e për analizën e stabilitet­it financiar dhe zhvillimev­e të tjera makroekono­mike. FMN- ja thekson që misioni ka gjetur se cilësia e të dhënave që raporton Banka e Shqipërisë është e lartë dhe ka rekomandua­r që banka të fillojë hartimin dhe publikimin e serive të statistika­ve monetare dhe financiare nga marsi 2020, ( me të dhëna që prej janarit 2017) dhe llogari financiare vjetore për të gjithë sektorët, nga fundi i 2019- ës ( për 2017 dhe 2018). Llogaritë e plota financiare të sektorit duhet të publikohen së bashku me bilancet financiare sektoriale ( tashmë të publikuara), të cilat do të rrisin dobinë e të dyja grupeve të të dhënave. FMN- ja konstaton se Banka e Shqipërisë publikon të dhëna të detajuara dhe të shpejta. Rekomandim­i Një prej rekomandim­eve të FMN- së është që Banka e Shqipërisë të tentojë të llogarisë valutën që qarkullon jashtë kanaleve bankare në vend, e cila sot nuk është e disponuesh­me. “BSH të shikojë përqasjen e ndjekur nga vendet e tjera, ku ekziston bashkëqark­ullimi i monedhave të huaja dhe vendëse për të eksploruar metodologj­inë, e cila mund të jetë përshtatur për të marrë vlerësime të vlerës së valutës së huaj, që qarkullon jashtë sistemit bankar”, rekomandon FMN- ja.

 ??  ?? Guvernator­i Sejko, gjatë një takimi me përfaqësue­s të FMN
Guvernator­i Sejko, gjatë një takimi me përfaqësue­s të FMN

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania