Panorama (Albania)

Lihet në burg drejtori i Kadastrës së Durrësit, Braçe në gjyq akuzon prokurorin

Zv. kryeminist­ri nga Durrësi: Ky është akti final i një historie njëmujore presioni e shantazhi kriminal ndaj Liridon Pulës

- LEONIDHA MUSAJ

Ish- drejtori i Kadastrës Shtetërore në Durrës, Liridon Pula, është lënë në burg me vendim të Gjykatës, pasi akuzohet për "Shpërdorim detyre".

Gjyqtarja Besiana Garxenaj vendosi të linte në fuqi masën e sigurisë, që po kjo Gjykatë kishte vendosur në mungesë disa ditë më parë për Liridon Pulën, masë shtrëngues­e që propozoi edhe organi i Akuzës, i cili përfaqësoh­ej nga prokurori Arjan Ndoji. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa mësohet se Pula ka mohuar akuzën e ngritur nga prokurori. I pranishëm në sallën e gjyqit ishte edhe zv. kryeminist­ri Erion Braçe. Në një prononcim për mediat, Braçe ka akuzuar prokurorin e çështjes, Arjan Ndoja, për shantazh ndaj Liridon Pulës.

SHANTAZHI Numri dy i qeverisë, Erion Braçe, e ndoqi vetë seancën gjyqësore në Durrës, drejtuar nga gjyqtarja Besiana Garxenaj, ku tha se prokurori Arjan Ndoja nuk paraqiti asnjë provë të vetme për të fajësuar Liridon Pulën. Madje, sipas Braçes, pati shkelje të rëndë kushtetues­e pasi akuza e shpërdorim­it të detyrës është ngritur mbi bazën e ligjeve për institucio­net e vjetra, siç ka qenë ALUIZNI, që tashmë është shkrirë bashkë me Hipotekën, e cila është Agjencia Shtetërore e Kadastrës. "Pa më të voglin diskutim, që është akti final i një historie të gjatë gati njëmujore, presioni, shantazhi kriminal mbi punonjësin ( Liridon Pula), që ishte me pranga në sallën e gjyqit. Presioni kriminal që nuk është bërë për çështjen në fjalë, për të cilën është akuzuar, por për pallate monstruoze që duhet të legalizohe­n dhe të regjistroh­en në këtë qytet. Është bërë jo për çështjen, por për presion në mënyrë të qartë për disa vjedhje të tjera, të mëdha, shumë të rënda, në kohë të ndryshme në zonën e Gjirit të Lalzit. Ai punonjësi i shtetit atje sipër, pavarësish­t shantazhit, në të cilin ka qenë, ka refuzuar të bëhet pjesë e këtyre veprimeve kriminale dhe unë dyshoj shumë pas asaj që dëgjova përreth një orë e gjysmë, që e gjithë akuza e ngritur me të është e paprovuar, por ka edhe lajthitje marramendë­se që u referohen rregullore­ve, të cilat sot nuk janë në fuqi e që i kërkojnë drejtuesit të Kadastrës të sillet si drejtor i institucio­neve që kanë qenë më parë. Kompanitë që ka bërë ndërtime në Lalëz ose partnerët e saj që janë pronarët e truallit, nga asnjëri nuk ka asnjë pretendim mbi veprimet që ka bërë regjistrue­si. Kjo tregon që çdo gjë në gjykimin tim personal është e stisur dhe prokurori dhe gjykatësja në fjalë do duhet të provojnë në Apel ato që edhe pasi u vu në diskutim, prokurori tha: Ne deri në këtë moment kemi këto, nëse ju do sillni prova të tjera ne mund të ndryshojmë qëndrim. E kuptoni se në ç'shkelje të rëndë kushtetues­e është ky prokuror?", tha Braçe.

PROKURORI Zv. kryeminist­ri Erion Bra? e nuk ishte rastësisht i pranishëm në Gjykatën e Durrësit gjatë seancës gjyqësore për kreun e Kadastrës, Liridon Pula. Kujtojmë që Kryeminist­ri Edi Rama tha nga foltorja e Kuvendit se një prokuror në Durrës, punon për organizata­t kriminale dhe u bën shantazh nëpunësve të shtetit, pa përmendur emrin. Bëhet fjalë për prokurorin Arjan Ndoja. Kush është Arian Ndoja?!! Më 28 janar 2008, Arian Ndoja

Çështja e arrestimit të drejtorit të Kadastrës në Durrës është kthyer në "mollë sherri" mes opozitës jashtëparl­amentare dhe qeverisë. Ish- deputeti i PD- së, Enkelejd Alibeaj, nëpërmjet një statusi në "Facebook" akuzoi Kryeminist­rin Edi Rama dhe zëvendëskr­yeministri­n Erion Braçe se sipas tij po ushtrojnë presion ndaj një prokurori në Durrës, për shkak se ky i fundit kërkon të vërë para drejtësisë drejtorin e Kadastrës. "Kërcënimi i prokurorëv­e dhe gjyqtarëve me veting për çështje konkrete është prova e gjallë se si Edi Rama po përdor vetingun për të kërcënuar e shantazhua­r gjyqtarë e prokurorë, që të mos hetojnë krimet e tij dhe të qeverisë së tij. Veprimet e prokurorit të çështjes u gjetën ligjërisht korrekte nga Gjykata. Magjistrat­ja Besjana Garxenaj, e emëruar më 10 Shkurt 2017, tregoi integritet profesiona­l, duke mos iu nënshtruar presionit kriminal, të padëgjuar më parë, në sallën e gjyqit nga zëvendëskr­yeministri Erjon Bra? e. Drejtuesi i korruptuar i Kadastrës në Durrës, që është arrestuar me vendim gjykate, është kushëriri dhe i emëruari i Erjon Bra? es, i cili ka vënë qeverinë në funksion të hallit të tij", shkroi Alibeaj. Teksa akuzoi kreun e qeverisë se e përdor drejtësinë me dy standarde, PD- ja bën thirrje që Kryeminist­ri Rama dhe zëvendëskr­yeministri Braçe të merren në hetim. "Partia Demokratik­e bën thirrje për nisjen menjëherë të hetimeve ndaj Edi Ramës dhe Erion Braçes për ushtrim të ndikimit të paligjshëm te prokurorët dhe gjyqtarët në vend, si dhe shantazhim­in që ai bën me procesin e vetingut për çështje individual­e dhe konkrete. Presione të tilla tregojnë para shqiptarëv­e se përse të pushtetshm­it janë të paprekshëm dhe pse nuk ndëshkohet korrupsion­i i bandës që drejton vendin", shkroi Alibeaj. Më herët, gjatë ditës së djeshme, zëvendëskr­yeministri Braçe mori pjesë në masën e sigurisë në Gjykatën e Durrësit ndaj kreut të Kadastrës, Liridon Pula, nga ku edhe akuzoi prokurorin Arjan Ndoja se ka bërë presion ndaj drejtorit të Kadastrës për një muaj me radhë për interesa të të tretëve. Sipas Braçes, nga ajo çfarë ai dëgjoi në seancë, Prokuroria nuk paraqiti asnjë provë për akuzën e ngritur dhe se gjithçka vjen në formë presioni për të legalizuar pallate dhe toka të bandave. është emëruar prokuror në Durrës, pasi ishte liruar nga detyra e prokurorit nga ishKryepro­kurori Theodhori Sollaku. Gjatë kohës që nuk ka qenë prokuror, Ndoja ka bërë avokatin, ku ka mbrojtur edhe Arian Selimin, akuzuar për trafik ndërkombët­ar kokaine. Vitin që shkoi, Ndoja u përfol si personi që qëndronte pas rrahjes së avokatit Ilia Ilia, çështje për të cilën u nis hetimi, por ndaj Arian Ndojës nuk u mor asnjë masë. Sipas deklaratav­e të pasurisë të pasqyruara në "Open Spendig Albania", rezulton se ai ka dhjetëfish­uar pasurinë për katër vjet. Gjatë vitit 2004, Ndoja deklaron një pasuri prej 20 mijë euro dhe 200 mijë lekë. Dhe pas katër viteve, pikërisht në vitin 2008, ai rezulton me një pasuri mbi 760 mijë euro. Në vitin 2016, Arian Ndoja ka deklaruar se ka në pronësi, 21 apartament­e që ndodhen në Shëngjin, 3 bodrume, pemëtore dhe një ndërtesë truall në Krujë.

 ??  ?? Erion Braçe, pas seancës gjyqësore
Erion Braçe, pas seancës gjyqësore

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania