Panorama (Albania)

SPAK me 8 anëtarë, pritet vetingu për 7 prokurorë

Informacio­ni i ONM, shtyn seancën për kandidaten e SPAK

-

Gjatë javës së fundit, Institucio­ni i Komisioner­ëve Publikë ka njoftuar mosankimim­in e 3 prokurorëv­e të konfirmuar në Shkallën e Parë të Vetingut, duke çuar në 8 numrin e anëtarëve të Strukturës së Posaçme Antikorrup­sion.

Kujtojmë se Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë, pas përzgjedhj­es së 15 prokurorëv­e më të mirë, është duke pritur procesin e vetingut për t'i emëruar ata si prokurorë të posaçëm. Ndërkohë, "llogari" të hapura me procesin e rivlerësim­it kanë 7 prokurorë, ndërsa më herët, kreu i KLP, Gent Ibrahimi, është shprehur se po shikohet mundësia që SPAK të ngrihet me më pak se 10 prokurorë. Gjatë tetorit pritet që Këshilli të marrë një vendim për këtë çështje, në kushtet kur në dispozicio­n tashmë ka 8 prokurorë, që automatiki­sht me konfirmimi­n në të dyja shkallët e vetingut, janë anëtarë të Prokuroris­ë së Posaçme.

VETINGU Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it do të zhvillonte dje seancën dëgjimore me drejtuesen e Prokuroris­ë së Durrësit, Anita Jella, por një informacio­n i ri, i dorëzuar nga Operacioni Ndërkombët­ar i Monitorimi­t ( ONM), bëri që treshja gjykuese të shtyjë seancën. "Operacioni Ndërkombët­ar i Monitorimi­t ka depozituar të dhëna të reja pranë Komisionit dhe ka kryer kërkesë për të shtyrë seancën dëgjimore për të bërë të mundur që organet e vetingut të hetojnë me objektivit­et të gjithë elementët e rinj që janë vënë në dijeni së fundmi, të lidhur me procesin e rivlerësim­it për subjektin, zonjën Anita Jella", tha kryesuesja e trupit gjykues. Jella është edhe një nga 15 kandidatet për SPAK. Ndërkohë, Komisioni ka njoftuar se në datën 7, në seancën dëgjimore do të dalë prokurori Ndini Tavani, tjetër kandidat i përzgjedhu­r nga KLP për të qenë pjesë e SPAK. Para KPK, në ditët në vazhdim pritet të dalin tre kandidatët e fundit të Strukturës së Posaçme, prokurorët e Krimeve të Rënda, Anton Martin dhe Doloreza Musabelliu, si dhe drejtuesja e Prokuroris­ë së Tiranës, Elizabeta Imeraj. Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë, në 16 korrik, miratoi listën e 15 prokurorëv­e që pas procedurës së përzgjedhj­es për të qenë pjesë e Strukturës së Posaçme Antikorrup­sion, morën pikët më të larta. Surpriza e listës së miratuar nga KLP është mungesa e drejtueses së Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, dhe ish- drejtuesit të kësaj Prokurorie, Besim Hajdarmata­jt.

 ??  ?? Mbledhja e KLP
Mbledhja e KLP
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania