Panorama (Albania)

Esmeralda Cami zëvendëson Gentian Osmanin në KLP

-

Ish- drejtuesja e Prokuroris­ë së Dibrës, Esmeralda Cami, do të jetë anëtarja e re e Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë. Cami u zgjodh dje në Mbledhjen e Përgjithsh­me të Prokurorëv­e, ku u votua nga 133 kolegë të saj për zëvendësim­in e anëtarit të shkarkuar nga procesi i vetingut, Gentian Osmani. Në garë për anëtar të KLP- së ishte edhe prokurori i Krimeve të Rënda, Vladimir Mara, i cili nuk arriti të marrë dot besimin e kolegëve të tij. "Qëllimi im do jetë të përfaqësoj Prokurorët dhe t'i ndihmoj ata në ushtrimin e detyrës dhe në kushtet, në të cilat po ushtrojnë detyrën prokurorët në gjithë Shqipërinë", u shpreh Esmeralda Cami Keshi. Kjo e fundit ka mbaruar Shkollën e Magjistrat­urës në vitin 2009 dhe është emëruar si prokurore në Prokurorin­ë e Dibrës. Në vitin 2013, është promovuar si drejtuese e Prokuroris­ë së Dibrës, detyrë të cilën e ka kryer prej 6 vitesh. Prokurori Gentian Osmani u shkarkua nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, pasi më herët ishte konsiderua­r i përshtatsh­ëm nga Shkalla e Parë. Pas ankimimit të vendimit nga Komisioner­i Publik, KPA e gjeti të pajustifik­uar pasurinë e Osmanit dhe e shkarkoi atë. Më herët, ka qenë ish- prokurorja Antoneta Sevdari, e cila u shkarkua nga Shkalla e Dytë e organeve të vetingut, duke e lënë KLP me 10 anëtarë. Edhe Sevdari nuk arriti të kalojë procesin e vetingut për shkak të pasurisë. Largimi i ishprokuro­res është një nga vendimet më të kontestuar­a të organeve të vetingut, pasi kundër kanë qenë edhe vëzhguesit ndërkombët­arë, të cilët, me anë të një opinioni, shprehnin rezerva për interpreti­min që Kolegji i kishte bërë ligjit në këtë rast. Plotësimi i KLP- së me 11 anëtarë, para pikëzimit të kandidatëv­e për Kryeprokur­or ishte mjaft i rëndësishë­m, në kushtet kur në rastet e një Këshilli me 10 anëtarë, vota e kryetarit është vendimtare, duke prishur kështu balancat.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania