Panorama (Albania)

Hëngrën në fast- food pranë shkollës, helmohen 50 nxënës në Postribë

Spitali Rajonal i Shkodrës: 16 raste u trajtuan në repartin infektiv. Aktualisht, 7 nxënës po marrin shërbim intensiv

-

Disa nxënës të shkollës së mesme të bashkuar “Adem Haxhija” në njësinë Postribë në Shkodër janë helmuar nga ushqimi, duke përfunduar në spital.

Burimet thanë se deri mbrëmjen e djeshme 50 nxënës me simptoma helmimi kanë shkuar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ndërsa 7 prej tyre vijojnë të jenë të shtruar. Numri ka ardhur duke u shtuar dy ditët e fundit, pasi fillimisht bëhej fjalë për 26 të helmuar. Spitali e konfirmoi përmes një deklarate për shtyp. “Spitali Rajonal Shkodër bën me dije se lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së enjtes, ku janë paraqitur në urgjencë 26 nxënës nga shkolla e mesme e bashkuar Postribë me simptoma të tilla si të vjella, temperatur­ë, marrje mendsh. Të gjithë nxënësit kanë marrë trajtimin e menjëhersh­ëm mjekësor në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Në total janë paraqitur 26 raste, nga ku 16 raste janë trajtuar në repartin infektiv dhe 10 raste janë trajtuar në repartin e pediatrisë. Aktualisht, 7 persona po marrin akoma shërbim në spital, 5 persona te reparti i infektivit dhe 2 në pediatri, pjesa tjetër kanë lënë spitalin. Pacientët janë nën monitorimi­n e vazhdueshë­m të mjekëve, duke ndjekur mjekimet e rekomandua­ra”, thuhet në deklaratën për shtyp.

HELMIMI Helmimin e nxënësve e konfirmoi nga mjeku i urgjencës, Astrit Lahi, nga ku u paraqitën fillimisht këto raste. “Në urgjencën e spitalit kanë mbërritur në orare të ndryshme persona të moshave të ndryshme, kryesisht të rinj, të cilët, pas ekzaminime­ve të para, rezultojnë të intoksikua­r. Që të gjithë janë nga e njëjta zonë, nga Postribë. Ne menjëherë u kemi shërbyer duke u dhënë mjekimin e duhur, disa janë shtruar te reparti infektiv dhe më të vegjlit te pediatria. Disa të tjerë kanë ardhur, kanë marrë mjekim dhe janë larguar. Unë di të them që janë të intoksikua­r, ndërsa është ende herët për të folur për shkaqe të tjera sepse ka edhe institucio­ne të ndryshme që po merren me këtë çështje. Gjendja e të helmuarve nuk është e rëndë apo problemati­ke dhe po marrin mjekimin e duhur. Raste të helmimit kemi shpesh në spital dhe kryesisht janë nga pasiguria në ushqime, por edhe mungesa e higjienës”, shprehet mjeku Lahi. Një reagim ka bërë edhe Policia Vendore e Shkodrës, përmes një deklarate për shtyp duke bërë të ditur se pronarët e një fast foodi aty afër shkollës ku mendohet se nxënësit kanë konsumuar ushqime, janë shoqëruar në Polici, ndërsa edhe një sërë institucio­nesh kanë nisur hetimet. Nxënësit e shkollës tregojnë se kanë gjetur copa qelqi në ushqime, ndërsa edhe prindërit janë të shqetësuar. “Shkova një ditë për të blerë bukë me qoftë dhe brenda më qëlloi një copë qelqi. Shkova për t’ia kthye, r por shitësi më tha se nuk është qelq. Dy shokë të mi që i njoh dhe i kam në shkollë janë helmuar dhe kanë shkuar në spital”, shprehet një nxënës i shkollës “Adem Haxhija” në Postribë. Dhurata Hysa e Shëndetit Publik në Shkodër ishte e pranishme në shkollën “Adem Haxhija” për të informuar më shumë mbi situatën, ndërsa në dalje u përball me një debat nga një prind, i cili deklaroi se shpeshherë fëmijët kanë dhimbje barku dhe dyshojnë se e gjitha kjo vjen nga ushqimet e pasigurta.

 ??  ?? Astrit Lahi, mjek i spitalit të Shkodrës
Astrit Lahi, mjek i spitalit të Shkodrës
 ??  ?? Nxënësit e helmuar në spital
Nxënësit e helmuar në spital
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania