Panorama (Albania)

Vajza 13- vjeçare ngre në këmbë Policinë e Shtetit, sajon rrëmbimin

-

TIRANE – Për të paktën 4 orë, Policia e Shtetit u ngrit në këmbë, në Tiranë, Durrës, Elbasanit e Krujë, pas denoncimit se një vajzë 13- vjeçare ishte rrëmbyer nga dy persona të maskuar. Ngjarja shkaktoi një alarm të vërtetë, edhe për faktin se u denoncua sikur kishte ndodhur në mes të Tiranës e në mes të ditës, kur vajza e mitur po kthehej nga shkolla. “Në rrugën ‘ Ndre mjeda’, dyshohet se një person ende i paidentifi­kuar ka marrë jashtë dëshirës në automjet një 13vjeçare dhe është larguar. Policia është vënë në ndjekje të automjetit dhe po punon intensivis­ht për identifiki­min dhe kapjen e personit”, tha Policia e Tiranës në njoftimin paraprak për ngjarjen. Familjarët denonconin një makinë tip “Fiat Punto” me ngjyrë të kuqe, si mjetin e përdorur për rrëmbimin e së miturës. Ndërsa situata u bë edhe më e rëndë, kur nëna e saj, duke folur për mediat, shprehej e përlotur se e bija ishte me diabet dhe merrte insulinë 3 herë në ditë. Rrëmbimi përforcohe­j edhe nga e motra, e cila konfirmont­e në Polici se 13- vjeçares i kishin vënë diçka në gojë dhe më pas e kanë futur në makinë, menjëherë sapo kishte zbritur nga furgoni i shkollës. Policia ngriti pika kontrolli në të gjitha daljet e Tiranës, kërkoi ndihmën e Policisë së Durrësit, Krujës e Elbasanit, për të identifiku­ar një makinë të kuqe “Fiat Punto”, që pas 4 orësh u zbulua se nuk ekzistonte. Fatmirësis­ht, e gjithë kjo histori rezultoi një skenar i thurur nga vetë e mitura, e cila nuk ishte rrëmbyer dhe as ishte detyruar në asnjë moment që të hipte në ndonjë makinë, të kuqe apo çfarëdo ngjyre tjetër. Burime nga Policia e Tiranës thanë se historia e rrëmbimit dyshohet të jetë inskenuar nga 13vjeçarja, në bashkëpuni­m me të motrën, në mënyrë që e mitura të kalonte pak kohë në një bar me miqtë e saj, ku edhe u gjet pas 4 orësh. Në një prononcim për gazetën “Panorama”, drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi, deklaroi se pas disa orësh kontrolli në të gjithë Tiranën, vajza është gjetur në një lokal, brenda një qendre tregtare në kryeqytet, duke pirë një pije freskuese, me disa shokë e shoqe, duke hedhur poshtë se ishte një rrëmbim. Jaupi u shpreh se kur e kanë gjetur vajzën, një pjesë e miqve të saj që kishin qenë me të në tavolinë, janë larguar pasi i ka kapur paniku. Pritet që vajza të merret në pyetje në prani të familjarëv­e dhe psikologes për të kuptuar se përse e ka bërë këtë veprim, si dhe kush ishte personi që njoftoi Policinë.

 ??  ?? Vendi ku u njoftua se kishte ndodhur rrëmbimi
Vendi ku u njoftua se kishte ndodhur rrëmbimi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania