Panorama (Albania)

Gea Braha merr propozim për martesë nga tifozi, Ledio i “Portokalli­së” e ironizon hapur

-

Mes komentuesv­e të shumtë bie në sy një koment pikant i aktorit të njohur të spektaklit të humorit “Portokalli”, Ledio Lako. “Sa pretendime ke mi goc”, i shkruan ai. Komentit ironizues të aktorit i përgjigjet direkt Gea: “Po ça të bëjmë o kapo!”. Mirëpo, “lajmi i propozimit” nuk është publikuar vetëm nga mediat shqiptare, por duket se edhe ato maqedonase, serbe apo boshnjake i kanë kushtuar hapësirën e tyre.

Gjatë derbit Tirana- Partizani, nga radhët e tifozëve erdhi një moment interesant që nuk ndodh shpesh, pasi një tifoz i ka propozuar për martesë ish- gazetares së “SuperSport”, Gea Braha. Vetë gazetarja e ka postuar këtë video në “Instagram”, ku një tifoz i Partizanit i ka propozuar, por ajo nuk është përgjigjur, pasi është vënë disi në siklet. “Mora një propozim për martesë në stadium, por më kapën pak pa mendje gjatë punës”, shkruan ajo poshtë videos ku shihet tifozi tek ulet në gjunjë për t’i propozuar. Mes komentuesv­e të shumtë bie në sy një koment pikant i aktorit të njohur të spektaklit të humorit “Portokalli”, Ledio Lako. “Sa pretendime ke mi goc”, i shkruan ai. Komentit ironizues të aktorit i përgjigjet direkt Gea: “Po ça të bëjmë o kapo!”. Mirëpo, “lajmi i propozimit” nuk është publikuar vetëm nga mediat shqiptare, por duket se edhe mediat maqedonase, serbe apo boshnjake i kanë kushtuar hapësirën e tyre. Ka qenë vetë reporterja, e cila në “Instastory” ka publikuar fotot e lajmeve të huaja mbi atë lajm. “Kurir” ishte media serbe, e cila ka bërë lajmin për këtë propozim. Por kush është Gea Braha? Vite më parë, Gea Braha preku botën e televizion­it si velina brune e programit investigat­iv “Fiks Fare”, një eksperienc­ë që i hapi rrugën e karrierës në ekran si gazetare sporti e po së njëjtës media. Modelja me linjat e rrumbullak­osura është diplomuar në degën Financë- Bankë. Pas eksperienc­ës si velinë e “Fiks Fare”, qëndroi në ekran si gazetare sporti. Po si ishte kjo eksperienc­ë për të? “Mund ta cilësoj si një eksperienc­ë shumë të vlefshme. Është kënaqësi të jesh pjesë e “Digitalbit” dhe stafit të tij”, është shprehur ajo në një intervistë. Në lidhje me intervista me futbollist­ë, ajo shprehet: “Më vjen mirë të them se i kam miq pjesën më të madhe të tyre, duke qenë se ana profesiona­le më ka lidhur shpesh me ta”. Po si duhet të jetë një djalë që ta bëjë për vete? “Në përgjithës­i, siç kam thënë, nuk vendos principe se si duhet të jetë një mashkull për të më bërë për vete. Mendoj se kjo thjesht ndodh. Por pa dyshim, duhet të jetë njeri i mirë dhe i sinqertë së pari”. Sa u përket tundimeve, ajo shprehet: “Më tundon gjithçka që zgjon ambicien apo interesin tim. Frika që të shtohet brenda vetes me kalimin e viteve? Frika më e madhe është humbja e gjërave më të dashura, apo personave më të shtrenjtë”. E që një ditë të jetë një personazh televiziv i mirëpaguar, ajo e ka strategjin­ë e saj. “Nëse do të kishte një recetë, besoj të gjithë sot do të ishin lehtësisht të realizuar e të përmbushur nga kjo pjesë. Unë them se kjo lidhet me këmbëngulj­en dhe ambicien që çdo njeri ka për të arritur diku e sa fort punon për të. Për mendimin tim, suksesi vjen ndër vite, fama apo edhe paraja. Nëse e bën diçka me pasion dhe krijon një stil tëndin unik, rruga drejt kësaj është edhe më e lehtë, kam përshtypje­n”, përfundon Gea, e cila moderonte “Bar Skedina”. Këtë video e ka nxjerrë nga arkiva e “SuperSport” dhe është bërë virale meqë e kanë marrë mediat serbe.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania