Panorama (Albania)

Jonida Vokshi dhe Afrona Dika, nuset tradiciona­le VIP zbulojnë jetën e re në Prishtinë pasi lanë vendlindje­t

-

Java e dytë e shtatorit shënoi një moment mjaft special në jetën e moderatore­s dhe aktores së njohur, Jonida Vokshi. Pasi bëri publike disa muaj më parë lidhjen me producenti­n kosovar Besnik Krapi, ajo lajmëroi edhe ceremoninë martesore, e cila bëri bashkë familjarët e dyshes, por dhe emrat më të njohur të estradës shqiptare. Fill pas këtij momenti, bukuroshja u nis me pushime, aty ku dhe shijoi muajin e mjaltit me bashkëshor­tin e saj. Nga ky udhëtim, Jonida zgjodhi që kujtimet më të bukura t’i ruajë për vete, duke qenë se zgjodhi të publikojë në rrjetet sociale shumë pak momente. Ndërsa së fundmi duket se moderatorj­a është rikthyer në kryeqytet dhe një nga gjërat e para që ka bërë është të mblidhej me miket e saj më të ngushta. Portalet kanë publikuar foto të vajzave, të cilat duken mjaft të qeshura teksa shijojnë diçka për të pirë së bashku. Kujtojmë që pas dasmës, Jonida shijoi muajin e mjaltit me Besnikun, një producent filmash, të cilin e ka njohur gjatë serialit “O sa mirë”. Pas martesës, Jonida iu bashkua partnerit duke nisur jetë të re në Prishtinë, ashtu si çdo nuse tradiciona­le që shkon në shtëpinë e burrit. Ishte një koment i moderatore­s në foton ku shihej me qenin e saj, teksa po shëtiste e lumtur. Në përshkrimi­n e fotos, ajo shkruante: “E diela me Nikin në Prishtinën time”. Të gjithëve ua tërhoqi vëmendjen komenti i moderatori­t Ermal Mamaqi, i cili i shkruante Jonidës: “Prishtina është e Besnikut. Ti ke Tiranën. Mos e lësho veten!”, por me përgjigjen e saj Jonida la të kuptohej që para dasmës se ajo do të zhvendosej në Kosovë me partnerin e saj. “I kemi ndërruar tani, Prishtina është e imja, Tirana është e Besnikut. Kështu që, tani e di ku më gjen”, ka përfunduar Jonida. Le të shohim se cilat do të jenë angazhimet e saj, tashmë në Prishtinë. Por duket se të njëjtën gjë ka bërë edhe modelja Afrona Dika, e cila ka lënë Zvicrën për t’u bërë nuse Prishtine. Disa ditë më parë, ajo i tha “Po” në altar këngëtarit Blero Muharremi, ndërkohë që ishte vetë këngëtari që zbuloi pamje nga vila luksoze, e cila ka kushtuar 300 mijë euro. Fill pas ceremonisë, Blero dhe Afrona kanë nisur jetesën bashkë në shtëpinë e re, në kompleksin ‘ Diamond Rezidencë’ në periferi të Prishtinës. Ky kompleks është cilësuar si ndër më të kushtueshm­it dhe njihet si një zgjedhje e shumë personazhe­ve të tjera nga showbizz- i për të jetuar atje. Ndërsa së fundmi, Blero ka zbuluar një pjesë të pamjes brenda saj, nga ku dallohet pishina tepër e madhe. “Më mungon zemër”, ka shkruar Muharremi krah fotos ku ka etiketuar dhe bashkëshor­ten e tij. Me siguri, në ditët në vazhdim dyshja do të publikojë pamje të tjera të folesë së tyre të dashurisë, duke i surprizuar të gjithë me arredimin e saj.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania