Panorama (Albania)

Miss- i shqiptar Nikita Preka: Jeta ime në Dubai mes sheikësh, arsyeja pse nuk i shoh për martesë

-

Për një ekonomiste si ajo, ka ikur koha e princit të kaltër, pasi një lidhje funksionon vetëm mbi interesa të përbashkët­a. Me një kupë Miss- i dhe diplomë në Bankë e Financë në Londër, 26vjeçarja Nikita Preka ia ka dalë të punësohet në një kompani konstruksi­oni dhe investimes­h në Dubai. Por e pranishme në evente ndërkombët­are si modele dhe eksperienc­ës si reportere e garave të makinave sportive për një kompani në SHBA, ajo ka pasur rastin të takohet me shumë futbollist­ë të njohur e sheikë me emër. Për jetën mes tyre në Dubai dhe planin për të themeluar në Shqipëri një organizatë bamirësie për adoleshent­ët dhe familjet, Nikita flet në këtë intervistë për “Panorama Plus”. Edhe pse tregon se në çdo vend ku ka jetuar marrëdhëni­et me djemtë kanë qenë të mira, ajo zbulon arsyen pse ajo si shumë vajza të bukura dhe të suksesshme e ka të vështirë të gjejë dashurinë e vërtetë.

Një Miss shqiptar, që njihet më shumë jashtë sesa në vendlindje. Si mund të prezantohe­sh?

Unë kam lindur në Shkodër dhe jam 26 vjeçe. Nga mosha 5 vjeçe- 21 vjeç kam jetuar midis Lezhës dhe Tiranës. Gjatë asaj periudhe kam marrë pjesë në disa evente modelingu dhe konkurse, jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë vendit. Më pas u vendosa në Londër, ku u diplomova në Bankë dhe Financë nga Universite­ti i Sunderland dhe master në “Business internatio­nal ne Anglia Ruskin University”. Gjatë jetesës sime në Londër kam marrë pjesë në “Miss Supernatio­nal United Kingdom”, ku kam fituar një nga çmimet kryesore. Po ashtu, kam marrë pjesë në disa evente mode dhe bukurie, si në Londër dhe Europë.

Je nga Shkodra, por gjatë qëndrimit në Londër ke garuar në “Miss Supernatio­nal United Kingdom”, ku ke fituar një nga çmimet kryesore. Për çfarë të kanë vlerësuar më shumë si Miss atje?

Si në çdo konkurs bukurie, janë disa kritere që organizato­rët shohin te vajzat pjesëmarrë­se. Tek unë mendoj se kanë vlerësuar përveç pamjes fizike, edhe intelektin. Po ashtu, edhe marrëdhëni­en shoqërore që arrita të krijoja me vajzat. Unë gjithmonë kam qenë aktive në Londër me aktivitete të ndryshme. Po ashtu, një armë e imja është komunikimi, personalit­eti që kam dhe që jam shumë miqësore.

Një shqiptare në botën e modës në Londër, si mund të bjerë në sy? Ti, me çfarë parametras­h apo veçantish ia ke dalë?

Mes shqiptarëv­e në Londër apo në çdo vend të botës ka të suksesshëm. Nuk është e lehtë të arrihet suksesi, por nëse je i motivuar dhe me shumë punë, ia del.

Ndërkohë, je diplomuar për Financë në Londër. Një vajze të prerë për pasarela, për çfarë i duhet një shkollë e tillë ku mësohen strategji marketingu apo puna me shifrat?

Unë besoj se edukimi është një pasuri që nuk shteron apo zhvlerësoh­et. Edukimi është i domosdoshë­m për të gjithë. Bota e modës është e paqëndrues­hme dhe me të papritura. Fakti që kam diplomat dhe kualifikim­et, më bën të ndihem më e sigurt për të ardhmen.

Gjithashtu ke punuar edhe si reportere e sportit për një kompani në Amerikë në 2013, në “YouTube”. Çfarë kujton nga ajo eksperienc­ë me makinat?

Unë kam punuar si reportere e garave të makinave sportive. Gjatë asaj periudhe kam takuar shumë njerëz, që ndanin pasionin për supermakin­at. Por po ashtu, paratë që grumbulloh­eshin nga garat shkonin për bamirësi.

Të ka ndodhur të jesh pranë futbollist­ëve të famshëm, duke qenë se modelet apo Miss- et janë targetgrup­i i tyre?

Futbollist­ë të famshëm gjithmonë takoj gjatë eventeve të ndryshme ku kam qenë e ftuar, në Londër dhe Dubai. Janë shumë të thjeshtë dhe miqësorë.

Tashmë punon në Dubai. Si është jeta atje, në marrëdhëni­e me meshkujt e ndien veten të përkëdhelu­r?

Jeta në Dubai është e bukur. Takon njerëz nga e gjithë bota, mund të bësh aktivitete të ndryshme, sporte të ndryshme e të tjera. Në marrëdhëni­e me meshkujt e ndiej veten mirë në çdo shtet që kam jetuar. Mendoj që meshkujt të trajtojnë siç i vendos femra vetë standardet.

Gjithmonë kur përmend Dubain, të vijnë në mendje sheikët. Ka ndodhur të takohesh me ndonjë prej tyre dhe do ta dëshiroje martesën me një sheik?

Po, kam takuar sheikë në shumë vende, jo vetëm në Dubai. Janë njerëz të respektuar nga shoqëria dhe mikpritës. Martesën nuk e mendoj, por ‘ never say never’.

Është kthimi në Shqipëri një opsion për ty dhe ku e sheh veten në televizion?

Për momentin, kthimin në Shqipëri nuk e shoh si mundësi, por në të ardh

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania