Panorama (Albania)

Delinda Disha përfshin burrin në stafin e ri: Është gjysma ime, ai më sugjeron e kritikon

-

Pak kohë më parë u zbulua se së shpejti programi “Klaniforni­a” fillon transmetim­in, me pjesëmarrj­en e shumë artistëve të njohur. Pasi u publikua spoti promociona­l i emisionit, pritshmëri­të e publikut u rritën akoma më shumë. Programi mendohet të fillojë transmetim­in këtë të shtunë, në televizion­in “Klan”. Aktorja e njohur, Delinda Disha, ka zbuluar pak nga pamjet e skenës së re me anë të disa publikimev­e në “Instagram”. Nga fotot e shpërndara duket se skena është gati për t’iu përshtatur roleve të ndryshme. Me sa duket, organizimi për spektaklin e së shtunës është drejt fundit. Ajo që bie në sy nga fotot është aktorja që la “Portokalli­në” për këtë spektakël të ri, Delinda Disha. Ajo për sezone me radhë ra shumë në sy me rolet e saj në “Portokalli”. Aktorja e talentuar Delinda Disha e konfirmoi pak kohë më parë që do të largohej nga spektakli i humorit për t’u bashkuar në një tjetër show humoristik, ‘ Klaniforni­a’, i cili do të transmetoh­et çdo të shtunë. Aktorja ka bërë pjesë të spektaklit edhe bashkëshor­tin e saj skenograf, Eldo Dishën. Këto lajme janë konfirmuar nga vetë Delinda në një postim në “Instagram”. Eldo nuk është aktor, por kostumogra­f dhe do të bashkëpuno­jë me ‘ Klaniforni­a’ pikërisht në këtë pozicion. “Shihemi në ‘ Klaniforni­a’. Super kostume”, shkruan aktorja në foto. Po çfarë ka rrëfyer Delinda Disha për bashkëshor­tin e saj artist: “Eldo është gjysma ime. Në çdo krijim timin më qëndron afër, më sugjeron, më kritikon”, citohet të jetë shprehur ajo në intervistë­n e fundit për “Panorama Plus”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania