Panorama (Albania)

Partizani- Teuta, Lerda: Fitojmë edhe pa tifozë

"Të luash ndeshje pa spektatorë është një ndjenjë e çuditshme"

-

Trajneri i Partizanit, Franko Lerda, në konferencë­n e djeshme për shtyp deklaroi se fitorja në derbi kishte rëndësi të madhe, kryesisht psikologji­ke, ndaj shpreson që duke nisur nga sot me Teutën, Partizani ta ruajë vazhdimësi­në.

Sa i përket derbit, Lerda pohoi se ekipi bëri edhe gabime në aspektin teknik, por kur fiton, ato nuk dalin në pah. Ndaj, kërkon që ato që nuk dolën në pah në analizën e derbit, të përmirësoh­en në vijim. Ai u shpreh se zhvillimi i ndeshjes pa tifozë është një handikap i madh, gjithsesi do të përgatiten që ta kalojnë me sukses edhe sfidën me Teutën.

E shikoni të vështirë sfidën ndaj Teutës dhe a e konsideron­i si kundërshta­r direkt?

Në këtë moment, Teuta është një skuadër në formë, po bën mirë në kampionat dhe është në krye të renditjes. Ne i vlerësojmë maksimalis­ht të gjitha skuadrat që përballohe­mi dhe të njëjtën konsiderat­ë kemi edhe për Teutën maksimalis­ht. Është një rival kryesor dhe do të bëjmë më të mirën për të marrë rezultatin që duam.

Boldor dhe Telushi e nisën nga stoli derbin. A janë gati për këtë ndeshje me Teutën?

Të shikojmë. Të dy janë stërvitur rregullish­t me ekipin dhe janë rikuperuar plotësisht në aspektin fizik, kështu që janë mirë dhe do të jenë gati për këtë takim.

Teutën e keni ndjekur më shumë apo njëlloj si Tiranën?

Për sa i përket Tiranës, unë e kam ndjekur një ndeshje në stadium, por të tjerat i kam parë në video. Ndoshta nuk mund të përmend emrat e lojtarëve të një ekipi, për shkak të vështirësi­ve të gjuhës, por kam parë si luan skuadra, si luan Teuta, çfarë rezultates­h kanë pasur. Kam parë shumë ndeshje të kundërshta­rit gjatë javës.

Nga stadium i tejmbushur në derbi, do të luani pa tifozë. Si do të arrini ta motivoni ekipin?

Zhvillimi i një ndeshjeje futbolli pa praninë e tifozëve, mendoj se është handikap, pasi ata janë shumë të rëndësishë­m dhe në derbi ishin një shtysë për ne. Shpresojmë që ta luajmë me tifozë, pasi presim apelin, por edhe nëse e luajmë pa tifozë, unë do ta përgatis ekipin për të luajtur pa praninë e lojtarit të 12- të.

A e keni provuar ndonjëherë të luani pa tifozë?

Po, kam provuar të luaj pa tifozë si lojtar dhe trajner, është një ndjenjë e çuditshme, pasi dëgjon vetëm zërat e lojtarëve. Shpresoj të mos ndodhë. Nëse ndodh, atëherë do të mundohemi ta përballojm­ë këtë situatë dhe nuk ka justifikim­e, pasi do të luftojmë vetëm për fitore se ky është objektivi ynë.

Sa e njihni Teutën dhe cila është pika e saj më e fortë?

Teuta është mirë në mesfushë dhe në sulm. Ndaj nesh u mungon një mbrojtës i rëndësishë­m, që për momentin nuk ia kujtoj emrin. Është një skuadër, e cila nuk është rastësisht në krye. Kam parë ndeshjen që e humbën me Skënderbeu­n, por bënë një ndeshje shumë të mirë. Sa i takon aspektit ofensiv, ata janë një skuadër shumë e mirë.

Rezart Rama, ish- kapiteni i Kombëtares shqiptare U- 19, mund të luajë për Greqinë në të ardhmen. Mbrojtësi i djathtë që luan te Notingam Forrest në Championsh­ip ( Kategoria e Parë) në Angli, por që është në pronësi të Olimpiakos­it, duket se është mërzitur që trajneri i Shpresave, Alban Bushi, e ka lënë për herë të dytë jashtë. Sipas "Sportime. gr", futbollist­i është në negociata me federatën helene dhe mund të ndjekë rrugën e Dyrmishajt dhe Vrushajt. Ja çfarë shkruhet në artikullin për talentin shqiptar: "Rezart Rama është një hap më afër bashkimit me Shpresat e Greqisë. Trajneri i përfaqësue­ses të Shpresave e Shqipërisë, Alban Bushi, njoftoi listën zyrtare të U21, në prag të ndeshjes me Kosovën, por Rezart Rama është për të dytën herë radhazi jashtë. Mbrojtësi i djathtë, 18- vjeçar po luan te Nottingham Forest U- 23 dhe në 7 ndeshjet e para është aktivizuar si titullar në Angli. Aktualisht, ata janë të parët në klasifikim. Gjatë kësaj kohe ka shfaqur interes për Ramën edhe Shpresat e Greqisë. Sidoqoftë, ai vazhdonte të priste ftesën e Shqipërisë, duke vonuar përgjigjen e tij te pala Greke. Kujtojmë, që Rama ka qenë kapiteni i Shqipërisë me U15, U- 17 dhe U- 19. Por Alban Bushi e ka lënë për herë të dytë jashtë listës dhe kjo gjë po ia e bën më të lehtë zgjedhjen e Ramës, në mënyrë që ai të ndërrojë kombëtare. Me sa duket, Shqipëria nuk beson tek ai. I njohur nga e kaluara e tij greke në Levadhiako­s dhe Kalamaria, Bushi ishte gjithashtu trajneri i Durmishaji­t dhe Vrushajit në kombëtaren shqiptare. Të dy ata përfundimi­sht zgjodhën Greqinë. Me këto precedentë dhe duke parë trajtimin e Ramës, nuk është çudi që edhe Rezart Rama ( lindur në Greqi 04.12.2000), të marrë së shpejti të njëjtën rrugë".

 ??  ?? Trajneri i Partizanit, Franko Lerda
Trajneri i Partizanit, Franko Lerda

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania