Panorama (Albania)

Inter- Juve Lukaku sfidon "Mbretin" Ronaldo

-

Romelu nuk ka frikë të ballafaqoj­ë golat dhe kurrikulum­in: nuk është në këto pika që vendoset Inter- Juve. Zikaltrit po sulmojnë "fronin": për t'ia arritur, për të nisur t'i japin fund dominimit, i duhen përgjigjur "gjigantit" bardhezi, Kristiano Ronaldos nga Madeira, i cili ka numra me tri shifra në çdo statistikë, një listë me çmime të fituara të gjatë sa bibliograf­ia e një teze diplomimi dhe një uri të pafund. Për t'iu përgjigjur gjigantit nevojitet një gjigant, ndaj askush tjetër përveçse Lukaku nuk mund të vendoset në ring, nën sytë e 75 mijë spektatorë­ve, duke karikuar në krahë ëndrrat e një tifozërie. Ëndrra që humbja në Barcelonë, për nga mënyra se si u regjistrua, nuk i ka shuar. Belgu ndeshjen në "Camp Nou" e ndoqi nga televizori, në apartament­in e përkohshëm në Milano. Mungesa, pas kujtimeve të hidhura të një sezoni më parë në atë stadium, nuk do të ketë qenë e lehtë. Por, nëse një javë më parë Konte i kërkoi të luante me atë dhimbje në shpinë, të martën ishte pikërisht trajneri, njëzëri me stafin mjekësor, që e bindi të mos nisej me skuadrën në Spanjë. Katërcepsi femoral i majtë e shqetësont­e, ndeshja me Juven ishte e shënuar në kalendar me të kuqe: mbërritja me 18 pikë nga 18 është një stimul më shumë, por pa Lukakun ndeshja do ishte më e ndërlikuar, veçanërish­t për shkak të mungesës së Sançezit. Romelu mungoi në sfidën e parë "gjigante" të sezonit, por do ketë mundësi të luajë atë kundër kampionëve në fuqi: stërvitja në palestër e zhvilluar të mërkurën dhe seanca e veçuar e dy ditëve të fundit kanë lejuar të kalohet dhimbja dhe të dielën do formojë dyshen e sulmit me Lautaron. Është personi i duhur për të mbajtur në alarm Bonuçin dhe De Ligtin. E ndoshta edhe për të entuziazmu­ar me një gol "San Siro"- n. Juventusi e kërkoi këtë verë, mund të ishte transferua­r atje, por preferoi të thyente dominimin në vend që ta ruante.

RONALDO Megjithatë, do ketë edhe sfidën direkte me "njeriun e statistika­ve": Kristiano Ronaldon, i cili gjatë këtyre muajve te Juventusi, falë shifrave, emocioneve, karizmës dhe fjalimeve motivuese i ka vendosur të gjithë dakord. Kundër Bajer Leverkusen­it luajti ndeshjen numër 50 me Juven dhe shënoi golin numër 32. Është nën mesatare, krahasuar me të kaluarën, por mbetet megjithatë numri një i kohëve moderne. Sivori, Boniperti, apo Çarls kishin shënuar më shumë, por mes lojtarëve të këtyre viteve, vetëm Higuain kishte arritur në kuotën 32 si ai. Me shumë mundësi do jetë edhe dyshja juventine përballë Handanoviç­it nesër në 20: 45. CR7 kaloi edhe Iker Kasijasin për ndeshje të fituara në historinë e Ligës së Kampionëve ( 102) dhe arriti Raulin për numrin e kundërshta­rëve ndaj të cilëve ka shënuar: 33. Në të dyja klasifikim­et, është numri një në absolut. Dhe në këtë fundjavë, Juvja do

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania