Panorama (Albania)

Ismajli: Largimi i trajnerit Panuçi ishte zgjidhja më e mirë

-

Mbrojtësi Ardian Ismajli është bërë një nga lojtarët kryesorë të Hajduk Splitit në Kroaci, por edhe me Kombëtaren shqiptare është një nga lojtarët më të mirë. Lojtari ka dhënë një intervistë për mediat kroate, ku ka folur për gjuhën dhe ndryshim e trajnerit te Shqipëria.

Si ka mundësi që nuk e dini akoma kroatisht, ndonëse keni 3 vite këtu?

Kur erdha këtu, nuk dija as anglisht. Nëse do ta dija që gjuha do të ishte kaq e rëndësishm­e do të kisha mësuar, jo vetëm anglishten, por çdo gjuhë që do të kisha nevojë. Kur isha në Kosovë, unë mendoja vetë të stërvitesh­a. Mendoja se ishte e nevojshme që të kuptosh vetëm lojën, por kur arrita tek ekipi i ri, e kuptova se sa e rëndësishm­e ishte gjuha.

Luajtët me Kombëtaren kundër Francës, cilat ishin përshtypje­t tuaja?

Ndeshja me Francën ishte një përvojë e mahnitshme pasi luaje në praninë e 75 000 njerëzve dhe kundërshta­rë kishe lojtarë të kalibrit të madh. Disa nga shokët e ekipit kishin shumë emocione nga atmosfera aty, veçanërish­t në fillimin e ndeshjes. Në nisje nuk ishte e lehtë, pasi pësuam gol shumë herët, pastaj pësuam edhe të dytin dhe ishte pothuajse e pamundur ta kthenim rezultatin.

Tashmë keni ndryshuar trajner, çfarë mendoni për këtë?

Unë kam luajtur nga dy ndeshje me të dy trajnerët, domethënë 4 ndeshje në total. Me Panuçin nuk ndodhi asgjë e veçantë, ishte më mirë që ai dhe kombëtarja t'i jepnin fund bashkëpuni­mit. Ndryshimi i stolit për një ekip, ndonjëherë është i nevojshëm. Reja mori drejtimin tonë dhe, po ecën shumë mirë, teksa po përqendroh­et te lojtarët e rinj. Ai tani është duke krijuar një ekip për të ardhmen dhe unë mendoj se e kemi treguar kundër Islandës se diçka e mirë do të vijë së shpejti.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania