Panorama (Albania)

Analiza e “Venecia”, si zgjidhet kaosi i pronave

Çfarë parashikon dokumenti i “Venecias” për ligjet e pronave. Çfarë ndodh me tapitë e tokës së ndarë me 7501, kërkesat për qeverinë: Toka bujqësore, e paparekshm­e

-

Ndërsa e cilësoi të paqartë dhe me mungesë saktësie ligjin e ri të qeverisë "Për përfundimi­n e proceseve kalimtare të pronësisë", Komisioni i Venecias ka dhënë edhe rekomandim­et përkatëse mbi rrugën që duhet ndjekur për zgjidhjen e këtij problemi sa të trashëguar, aq edhe të krijuar me vendimmarr­jet e viteve të fundit.

REKOMANDIM­ET Për Venecian, është e rëndësishm­e që të rishikohen nenet 7 dhe 9 të ligjit të ri, duke mbajtur në konsiderat­ë faktin që titujt bujqësorë në formën e AMTP- ve si edhe përdorimi i vazhdueshë­m i pronës, pavarësish­t se mungon tapia, përbëjnë pronë të mbrojtur, që s'mund të cenohet. Po ashtu, rekomandoh­et që të përcaktohe­n afate konkrete për poseduesit e tapive dhe procedurat, veçanërish­t kur kanë të bëjnë më transferim­in e titujve të pronësisë. Mes radhëve të raportit 23 faqe të Komisionit vihet në dukje se në draftin e qeverisë mungon përcaktimi i saktë për titujt e pronave bujqësore. Një pikë tjetër e rëndësishm­e është edhe kur një titull i dhënë shpallet i pavlefshëm. Komisioni sugjeron që në këto raste, familjet që do të preken, të kenë mundësi për t; u dëgjuar, për të mbrojtur pretendimi­n e tyre mbi pronën. Të gjitha këto qartazi të çojnë në përfundimi­n se drafti duhet të ribëhet nga fillimi. Venecia ka shprehur gatishmëri­në për të asistuar me ekspertët e saj në gjetjen e një zgjidhjeje të gjithëpran­uar e që nuk bie ndesh me Konventën për të Drejtat e Njeriut.

LIGJI Dy nenet, për të cilat u kërkua opinion i Venecias, konkretish­t neni 7 dhe neni 9, autorizoni­n Agjencinë e Kadastrës për të korrigjuar apo shfuqizuar titujt e pronësisë të dhëna ndër vite me anë të ligjit 7501. Me miratimin e ligjit të ri, do të niste një fazë e re verifikimi, duke skanuar çdo certifikat­ë pronësie të dhënë ndër vite. Tapitë do të konsideroh­eshin të vlefshme nëse familja ka qenë legjitimua­r për të përfituar tokë sipas akteve ligjore e nënligjore për ndarjen e tokës bujqësore, atëherë kur toka e përfituar është në territorin e një kooperativ­e apo ndërmarrje­je bujqësore. Dhe çfarë është më e rëndësishm­e, toka e ndarë me AMTP nuk ka qenë e llojit ( zërit kadastral) "truall", "rëra bregdetare" ose "plazhe". Sa i takon nenit 9, aty janë të përcaktuar­a procedurat që do të ndiqeshin për rastet e konstatuar­a me parregulls­i apo abuzive. Kështu, kur sipërfaqja e përfituar ishte më e madhe, poseduesi mund ta blejë atë me çmim tregu. Nga ana tjetër, nëse poseduesi nuk e kërkon, e refuzon apo nuk shlyen vlerën, sipërfaqja shtetërore shtesë kalon për llogari të fondit të tokës bujqësore në administri­m të njësisë së vetëqeveri­sjes vendore dhe jepet me qira nga kjo e fundit. Kujtojmë që Kuvendi i Shqipërisë iu drejtua Komisionit të Venecias për të kërkuar opinion lidhur me ligjin e ri të pronave, në maj të këtij viti. Në javën e dytë të shtatorit, një delegacion vizitoi Shqipërinë dhe vetëm disa ditë nga vizita në Tiranë, Komisioni doli edhe me raportin final mbi draftligji­n e ri të qeverisë, duke e rrëzuar atë.

 ??  ?? Komisioni i Venecias
Komisioni i Venecias
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania