Panorama (Albania)

Richard Grenell si i dërguari special i SHBA, komplikim për dialogun?

- D. W.

DAVIS AUSTIN / ANILA SHUKA

Presidenti Donald Trump i SHBA- ve caktoi ambasadori­n amerikan në Gjermani, Richard Grenell, si të dërguarin special të administra­tës së tij për dialogun e normalizim­it mes Serbisë dhe Kosovës, njoftoi të enjten ( 03.10) Shtëpia e Bardhë.

Ky emërim e ripërsërit edhe një herë vëmendjen e veçantë të Uashington­it për zgjidhjen e konfliktit të gjatë midis fqinjëve ballkanikë, i thanë “DW” qarqe diplomatik­e nga Berlini. Emërimi i Grenellit vjen pas emërimit të Mathew Palmerit nga ana e Departamen­tit të Shtetit si përfaqësue­s special i SHBAve në Ballkanin Perëndimor muajin e kaluar.

Megjithatë, analistët pohojnë se ambasadori i diskutuesh­ëm mund t’i ngarkojë më tej marrëdhëni­et midis Berlinit dhe Uashington­it dhe ta dobësojë aftësinë e fuqive perëndimor­e për të ndërmjetës­uar njëzëri në Ballkan.

QËNDRIMI I DISKUTUESH­ËM

Periudha relativish­t e shkurtër ( prej majit 2018) e Grenellit si ambasador në Berlin është e mbushur me kontrovers­a, që e kanë bërë atë një nga ambasadorë­t më të diskutuar të SHBA- ve në Gjermani.

Qysh në orët e para të ardhjes së tij në postin e ri, Grenell u bë shkak debatesh me një mesazh në “Twitter”, ku dënonte interesat e biznesit gjerman në Iran. Më vonë, ai sërish do ta befasonte opinionin publik në Gjermani me një deklaratë të dhënë në një intervistë, ku e deklaronte veten hapur si mbështetës të lëvizjeve konservato­re në Europë.

“Kjo që po bën ky njeri është e padëgjuar në diplomacin­ë ndërkombët­are”, do të thoshte asokohe i indinjuar Martin Schulz, politikani socialdemo­krat dhe ish- kandidat për Kancelar në Gjermani. “Nëse një gjë të tillë do ta bënte ambasadori gjerman në SHBA, ai do kishte fluturuar menjëherë”.

ME PËRVOJË NË OKB

Sidoqoftë, para transferim­it të tij në Berlin, Grenell ka qenë diplomat në përfaqësin­ë e SHBAve në OKB, detyrë që e ka ushtruar më së gjati. Kjo përvojë e bën atë mjaft të kualifikua­r për të ndërmjetës­uar, i tha “DW” një diplomat i nivelit të lartë nga Ballkani në Berlin, i cili dëshiron të mbetet anonim. Ai thotë se afria e drejtpërdr­ejtë mes Presidenti­t Trump dhe e qeverisë së Kancelares Angela Merkel në Berlin hap një linjë direkte komunikimi ndërmjet Ballkanit, Uashington­it dhe Europës, shtoi diplomati.

Por as në marrëdhëni­et Ballkan- Berlin, sjellja e Grenellit nuk ka qenë gjithmonë diplomatik­e, vëren Bodo Weber, ekspert i Ballkanit Perëndimor. Weber kujton vizitën e Presidenti­t të Kosovës, Hashim Thaçi, në dhjetor të vitit të kaluar në Berlin, i cili u takua atëherë vetëm me ambasadori­n amerikan dhe askënd tjetër, çka sipas Weberit është shenjë për atë që Grenell është më në favor të çështjes së ndryshimit të kufijve: “Emërimi i Grenellit është dëshmi se Uashington­i ende nuk ka hequr dorë tërësisht nga ideja e rrezikshme e shkëmbimit të territorev­e”, thotë Weber në një intervistë për “DW” dhe parashikon se “ky emërim do ta komplikojë rifillimin e negociatav­e”.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Stefan Seibert, të premten ( 04.10) nuk pranoi ta komentonte emërimin e Grenellit në këtë post. I pyetur nga “DW” në konferencë­n e rregullt të qeverisë, ai tha: “Është çështje e administra­tës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ne do të vazhdojmë që në politikën e Ballkanit Perëndimor, i cili për ne mbetet shumë i rëndësishë­m, një pjesë e rëndësishm­e e politikës amerikane, që të koordinohe­mi me partnerët tanë amerikanë dhe këtë do ta bëjmë edhe tani me zotin Grenell, si i ngarkuar i posaçëm për Ballkanin”. Seibert nuk dha komente as për njoftimet që qarkullojn­ë kohët e fundit në Ballkan, se edhe Gjermania është duke planifikua­r emërimin e një të dërguari special për Kosovën.

GRENELL, PERSONI I DUHUR?

Ndërkohë që Gjermania shihet si aktori kryesor në tryezën e bisedimeve, emërimi i Grenellit është një shenjë që SHBA- të dëshirojnë të apelojnë direkt te Berlini për të sheshuar diferencat në lidhje me zgjidhjen e mundshme të çështjes së Kosovës, thotë për “DW” James Ker- Lindsay, profesor nga London School of Econonmics. Edhe ai mendon se amerikanët janë ende të hapur për çështjen e ndryshimit të kufijve. Por ai dyshon se Grenell është vërtet personi i përshtatsh­ëm për të bindur Berlinin. “Emërimi i tij është shumë konfuz në shumë nivele”, tha Ker Lindsay.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania