Ruçi: Vendet tona kanë vetëm një plan, mbërritjen në BE

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti dje pasdite Presidenti­n e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovsk­i, ku nënvizoi se “Shqipëria është një fqinje dhe mike e madhe, e sinqertë dhe e përhershme e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kuvendi i Shqipërisë ishte ndër të parët parlamente, që ratifikoi protokolli­n e pranimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. Të dy popujt dhe vendet tona i bashkon e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja. Ne duhet të bashkëpuno­jmë, sepse kështu i përballojm­ë më mirë e më lehtë sfidat e përbashkët­a që kemi përpara. Bashkëpuni­min e shkëlqyer politik duhet ta shtrijmë edhe në marrëdhëni­et dhe bashkëpuni­min ekonomik. Vendimi i Këshillit Europian nuk na dekurajon, por na bën të shohim përpara, drejt së ardhmes. Vendet tona kanë vetëm një plan

A për të ardhmen dhe ky është destinacio­ni i Bashkimit Europian. Ne inkurajojm­ë qëndrimet konstrukti­ve të shqiptarëv­e në Maqedoninë e Veriut dhe kontributi­n e tyre në shërbim të zhvillimit, prosperite­tit dhe integrimit europian të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Vlerësojmë punën e bërë deri tani për ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe besojmë se zbatimi i duhur i ligjit për gjuhët dhe vendosja e shpejtë e mekanizmav­e të monitorimi­t do të siguronin një qasje më të mirë dhe më të drejtë në shërbime për shqiptarët”. Nga ana e tij, Presidenti maqedonas falënderoi kreun e Kuvendit “për ratifikimi­n e menjëhersh­ëm të protokolli­t të anëtarësim­it tonë në NATO, sepse anëtarësia në këtë organizatë është jetike për republikën tonë”. Ne u jemi mirënjohës shqiptarëv­e për përfshirje­n, kontributi­n dhe mbështetje­n për reformat dhe avancimin tonë drejt familjes europiane. Falënderoj­më Shqipërinë për sjelljen europiane dhe të pjekur ndaj pakicës maqedonase veriore në vendin tuaj. Vendet e Ballkanit Perëndimor nuk duhet të pranojnë asnjë alternativ­ë tjetër, përveçse anëtarësim­it në BE. Ne duhet të mbështesim njëri- tjetrin dhe kështu e shpejtojmë dhe lehtësojmë rrugën tonë drejt Bashkimit Europian”, u shpreh Pendarovsk­i.

Ruçi e Pendarovsk­i

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.