Balla: Reforma Zgjedhore, vetëm në Kuvend

Panorama (Albania) - - POLITIKE - Taulant Balla

“Reforma Zgjedhore zhvillohet në Parlament dhe jo në tryeza”. Kështu i është përgjigjur kreu i grupit të PS- së kërkesës së opozitës për tryezë me ndërkombët­arë. Nga Elbasani ku mori pjesë në një mbledhje të Partisë Socialiste që i paraprin procesit të zgjedhjeve të brendshme në këtë parti, sekretari i përgjithsh­ëm i PS- së, Taulant Balla, i është përgjigjur qëndrimit të Partisë Demokratik­e në lidhje me Reformën Zgjedhore. Balla u shpreh i vendosur në pikën që Reforma Zgjedhore do të bëhet nga Komisioni i Reformës Zgjedhore dhe do të kalojë në Parlament, duke përjashtua­r çdo mundësi për gjetjen e ndonjë akordi të mundshëm në tryezë me opozitën e bashkuar. “Mbi ecurinë e Reformës Zgjedhore, dua të them se jam shumë i kënaqur me punën e bërë deri më tani nga Komisioni i Reformës Zgjedhore. Dua të theksoj që brenda këtij viti, ne duhet të përmbyllim të gjitha rekomandim­et e OSBE/ ODIHR në Kodin Zgjedhor. Qëllimi është që kodi të jetë sipas rekomandim­eve. Në këtë kontekst, do doja t’ju ftoja edhe ju, për të sqaruar ndonjë parti politike, që nuk e ka kuptuar dhe nuk di se kush ka qenë rekomandim­i i Bundestagu­t gjerman. Bundestagu e thotë qartë se reforma duhet të përmbyllet në Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe të miratohet në Kuvend. Kush nuk e di që ligjet në një Republikë demokratik­e me Parlament funksional votohen në Parlament, nuk votohen në tryeza dhe takime. Më të drejtë, Bundestagu e ka vlerësuar që brenda këtij Komisioni duhet të mbyllet gjithë përqasja jonë me rekomandim­et e OSBE. Bundestagu ka nënvizuar që ky proces e ka të domosdoshë­m konsultimi­n e të gjithë partive politike, por Kodi Zgjedhor do të kalojë përmes Komisionit dhe më pas pa humbur kohë në Kuvendin e Shqipërisë”, tha Balla. Në fjalën e tij, duke folur për procesin e brendshëm të zgjedhjeve në PS, Balla përjashtoi çdo mundësi përgatitje­je të partisë për zgjedhje të parakohshm­e. “Më 16 nëntor 2019 do të votohen sipas parimit një anëtar një votë delegatët e Kongresit të PS. Ne kemi një kalendar politik që miratohet në çdo fillim viti. Kalendari është në përputhje me parashikim­et për fushatën zgjedhore. Nuk ka asnjë fushatë para vitit 2021”, deklaroi sekretari i përgjithsh­ëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.