Kreu i Omonias flet ndryshe greqisht dhe ndryshe shqip

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Kreu i Omonias në Himarë, Fredi Bejleri, shprehet se minoriteti­t grek u shkelen të drejtat e njeriut. Ai ishte në Bularat për të nderuar figurën e ekstremist­it Konstandin­os Kacifas, që u vra një vit më parë pas përplasjes me armë me Policinë shqiptare. Për median greke, Bejleri tha në greqisht se ka një klimë terrori, çka justifikon numrin e ulët të pjesëmarrë­sve në ceremoni. “Kacifas humbi jetën padrejtësi­sht në kushte që akoma nuk janë zbardhur. Shkelja e të drejtave të njeriut në territorin e minoriteti­t grek vijon me të njëjtin tension. Akoma dhe sot ka kudo bllokada dhe një klimë terrori, çfarë justifikon numrin e kufizuar të të pranishmëv­e. Natyrisht, që të gjitha këto janë një plan terrorizmi dhe shqiptarët në çdo rast ose ku ka të bëjë më pronat e minoritarë­ve apo me heqjen e të drejtave në fushën e arsimit, përpiqen të tregojnë kush është pronari i vendit, duke shkelur tërësisht të drejtën ndërkombët­are, ligjet ndërkombët­are dhe rregullat e BE- së ku duan edhe të bëhen pjesë”, tha Bejleri. Ndërkohë, me tone krejt të ndryshme ka folur për gazetarët shqiptarë kur tha se minoriteti grek ndihet po aq i sigurt sa edhe komuniteti shqiptar. “Minoritarë­t në Shqipëri janë po aq të sigurt sa janë edhe pjesa tjetër e popullit shqiptar. Ka probleme në moszbatimi­n e të drejtave të njeriut që kanë të bëjnë në arsimimin në gjuhën amtare greke, të pronave, kryesisht në Himarë. Çështje sigurie për mua nuk ka”, tha kreu i Omonias.

Fredi Bejleri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.