Ekstradohe­t i kërkuari për vrasjen e pronarit të lavazhit

Keivi Hysa, i dyshuar për krimin para 4 vitesh në Sarandë

Panorama (Albania) - - AKTUALITET - TIRANE

Një 28- vjeçar, që kërkohej nga drejtësia shqiptare për një vrasje të ndodhur para 4 vitesh në Sarandë, është ekstraduar dje nga Italia.

I ekstraduar­i është Keivi Hysa nga Mamurrasi, i cili u arrestua vitin e kaluar me qëllim ekstradimi. Burime zyrtare të Policisë thanë se ai ishte shpallur në kërkim ndërkombët­ar, pasi Gjykata e Sarandës, me vendimin e darës 17.07.2015, ka caktuar masën e sigurimit personal, "Arrest me burg", për veprën penale të "Vrasje me paramendim", e kryer në bashkëpuni­m. Hysa dyshohet se, në bashkëpuni­m me vëllain dhe xhaxhain, ka vrarë pronarin e një lavazhi në Sarandë. Vrasja e 30vjeçarit nga Saranda Edmond Theodhori ( Mehmeti) ndodhi më 10 korrik të vitit 2015. Policia identifiko­i si autorë 6 persona nga Laçi dhe Kruja, ndërsa nga pamjet e një kamere sigurie rezultonte si autor kryesor i dyshuar, shtetasi Eljon Hysa, vëllai i të ekstraduar­it. Theodhori u godit fillimisht me shkop bejsbolli, më pas u qëllua për vdekje me armë zjarri pas një sherri të mëparshëm me Hysën. Pak ditë pas krimit të rëndë, Policia arrestoi tre autorët e përfshirë. Gjithashtu u identifiku­an dhe shpallën në kërkim tre shtetas të tjerë, mes të cilëve edhe personi që ka qëlluar me armë. Policia e Sarandës arrestoi asokohe shtetasit Ledi ( Enkelejd) Hysa, 25 vjeç, banues në Laç; Ylli Reçi, 23 vjeç, banues në Gjorm të Krujës; dhe Ajman Agron Zyba, 21 vjeç, banues në Laç. Fillimisht u dyshua se autorët ishin kosovarë, ndoshta duke u ngatërruar nga dëshmitarë­t nga theksi i tyre verior. Por hetimet rezultuan se ata janë banorë nga Laçi e Gjormi i

Krujës. Gjithashtu, Policia shpalli në kërkim shtetasit Gani Rexhep Hysa, 41 vjeç; Eljon ( Kejsi) Sahit Hysa, 31 vjeç; dhe Keivi ( Ahmet) Sahit Hysa, 23 vjeç, që të tre banorë në Gjorm të Krujës. Gjatë ditëve para ngjarjes, të gjithë këta persona kanë qenë pushues në qytezën e Ksamilit.

NGJARJA

Nga hetimet e kryera asokohe rezultoi se rreth orës 00: 10, një natë para ngjarjes, viktima Edmond Theodhori ( Mehmeti), në një nga lokalet e qytetit të Sarandës është konfliktua­r me autorët e dyshuar e të shpallur në kërkim policor, Gani Hysa dhe Kejvi Hysa ( xhaxha dhe nip), për motive të dobëta. Pas këtij momenti, një natë më vonë, rreth orës 01: 05, autorët e dyshuar, pasi kanë vënë në dijeni në lidhje me konfliktin edhe Eljon Hysën e shokët e këtij të fundit, personat që u arrestuan nga Policia në atë kohë kanë kërkuar të gjithë së bashku nëpër qytet dhe kanë gjetur viktimën, pikërisht në vendin ku kishte ndodhur edhe konflikti një natë më parë, në rrugën Turizëm- Kanali i Çukës. Sapo e pikasën, ata rrethuan mjetin dhe nisën t'i thyejnë atij xhamat me shkop bejsbolli dhe me qytën e pistoletës, ku pas kësaj, njëri prej autorëve i është afruar dhe ka qëlluar një herë me armë zjarri në drejtim të 30vjeçarit, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhersh­me. Pas kryerjes së krimit, të gjithë autorët janë larguar menjëherë nga qyteti i Sarandës ku ndodheshin me pushime, në drejtim të vendbanime­ve të tyre.

I dyshuari për vrasjen, Keivi Hysa

Viktima Edmond Theodhori

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.