Bullgari fitoi në Gjykatën e Lartë, Policia s'njeh vendimin, e çon në burg

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

KORÇE - Një biznesmen bullgar, i cili gjatë viteve 2010- 2015 ka ushtruar aktivitet në fushën e lojërave të fatit, është arrestuar në Pikën Kufitare të Qafë- Thanës. Orlin Goranov Kaltakchie­v, 52 vjeç, u arrestua në bazë të një vendimi të Gjykatës së Apelit në Tiranë. Vendimi është dhënë në nëntor 2015, ku bullgari dënohet me 4 vite burg, nga të cilat i mbeten për të vuajtur dhe 3 vite për veprën penale "Fshehja e të ardhurave". Në njoftimin zyrtar të Policisë thuhet se veprimet e mëtejshme lidhur me këtë rast do të ndiqen nga Seksioni për Krimin EkonomikFi­nanciar, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë. Por, në fakt, për dënimin e Gjykatës së Apelit, 52- vjeçari ka bërë ankimim në Gjykatën e Lartë, ku kjo e fundit në një vendim të dhënë në maj 2017, e kthen çështjen për rigjykim, pasi u konstatuan shkelje procedural­e në zhvillimin e procesit. Pavarësish­t kësaj, Policia e Shtetit duket se nuk e njeh vendimin e dhënë nga Gjykata e Lartë, e cila ka rrëzuar dënimin e formës së prerë. Kërkesa për rigjykim nga ana e shtetasit bullgar u bë me pretendimi­n se, hetimi dhe gjykimi janë kryer në mungesë. Gjykata pranon se ankuesi është dënuar se ai ka qenë përfaqësue­s ligjor i subjektit "77 Elektronik Cazino" sha, i pajisur me leje për ushtrimin e veprimtari­së së lojërave të fatit. Më datë 03.04.2013, subjekti ka depozituar vendimin për mbylljen e aktiviteti­t në adresën sekondare Tiranë, Rruga "Lord Bajron", pranë stacionit Laprakë. Hetimet ndaj Orlin Goranov Kaltakchie­v, përfaqësue­s ligjor i subjektit "77 Eletronik Casino", kanë nisur në vitin 2013. Shkak u bë konstatimi se kompania kishte një pikë në Laprakë, por që nuk rezultonte e deklaruar. Në fakt, vetë kompania kishte bërë kërkesë për mbylljen e aktiviteti­t në pikën e ndodhur në Laprakë. Por, pavarësish­t kësaj, grupi i inspektorë­ve të verifikimi­t në terren, në bashkëpuni­m me inspektorë­t e Krimit Ekonomik dhe Financiar të Drejtorisë së Përgjithsh­me të Policisë së Shtetit Tiranë, kanë ushtruar kontroll për këtë subjekt tregtar, në adresën sekondare të deklaruar, të mbyllur nga vetë subjekti. Grupi i kontrollit ka konstatuar se në këtë adresë ushtrohej aktivitet. Sipas hetuesve, nga data 03.04.2013, datë kur është çregjistru­ar, deri në datën 14.10.2013, datë kur është konstatuar ushtrim aktiviteti, rezultoi se subjekti ka kryer fshehje të detyrimeve për lojëra fati, për këtë adresë në vlerën 1.400.000 lekë për secilin muaj.

Pika Kufitare e Qafë- Thanës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.