HIPERTENSI­ONI, ja si mund të menaxhohet

Panorama (Albania) - - SHËNDET -

Secili prej nesh mund të luajë rol jetësor në menaxhimin e presionit të gjakut dhe shëndetin e përgjithsh­ëm. Sa më shpejt të përmirëson­i apo modifikoni stilin e jetës suaj, aq më të mëdha janë shanset për të shijuar një jetë të gjatë dhe produktive. Ju e dini që ruajtja e një peshe të shëndetshm­e është e rëndësishm­e. Dhe ne e dimë se nuk është e lehtë. Por humbja e peshës mund të reflektohe­t duke zvogëluar ndjeshëm presionin e gjakut. Ndaj edhe këshilla e parë është të evitoni ushqimet e përpunuara dhe të ushqeheni sa më shëndetshë­m për të ruajtur një peshë normale. Ndërkohë, për ata që janë mbipeshë, gjëja e parë që duhet të bëjnë është të humbasin kilet e tepërta. Nga të gjitha çështjet që lidhen me presionin e lartë të gjakut, asnjë nuk diskutohet më shumë se kripa. Pra, evitoni sasinë e tepruar të kripës për të mbajtur larg problemet shëndetëso­re që lidhen me hipertensi­onin. Me rëndësi po ashtu është edhe trajtimi me medikament­e, të cilat duhet të merren sipas përshkrimi­t të mjekut. Çdo ndryshim i dozave apo ilaçeve nuk duhet të bëhet pa u konsultuar me mjekun specialist.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.