Jul Qezari – i djeshmi apo i sotmi?

“Teksti synon të vijë nga dje sot, përkon me kohën tonë”

Panorama (Albania) - - KULTURE - JOSIF PAPAGJONI

Afërmendsh, kur sheh një shfaqje që sjell një vepër të madhe të kalendarit dramaturgj­ik botëror si tragjedia “Jul Qezari” e Shekspirit, syri e mendja bëhen të mprehtë, ndërsa zemrën e përgatit se diç të madhërishm­e sa dhe të tmerrshme do të ndjekësh, veçse një tmerr ndryshe, “tmerr artistik” i filtruar dhe i trashedent­uar përmes gjenisë krijuese. Me dhjetëra e dhjetëra herë monologët e famshëm të Mark Antonit dhe të Brutit pas 33 kamave të ngulura në trupin e përgjakur të Qezarit në Kapitol, ne, ish- studentët e viteve ’ 60 dhe aradhet e tjera pas nesh, deri te të sotmit, i kemi provuar e stërprovua­r nëpër studiot e Institutit të Lartë të Arteve duke shfryrë e ulërirë atë llahtarë, atë dhembje, atë tmerr e frikë, sikurse kemi përjetuar harpën e atij ligjërimi brilant të fjalës poetike të Shekspirit, mendimin filozofik, moraliteti­n prej dinjitari të Brutit, smirën përvëluese të Kasit, madhështin­ë e Qezarit nën pekulet e lavdisë dhe autoriteti­t abuziv, ironinë që djeg të Mark Antonit dhe dinakërinë e tij, që i bënte turmat të shkumëzoni­n falë pragmatizm­it diabolik etj. Për këtë shkak, shto dhe se regjisori i kësaj shfaqjeje ishte një kroat, kureshtja ime për të parë se si do të lëvizte koncepti regjisoria­l mbi këtë tragjedi, i ç’natyre do të ishte ai, një pohues apo tejkalues i tekstit dhe, ca më tepër, a do t’i arrinin vallë aktorët nivelet e epërme e tejet të vështira të roleve kryesore të saj?!

Shfaqjen e pashë në mjediset e kalasë së Gjirokastr­ës, në Festivalin e Teatrit të organizuar në këtë qytet. Qysh në krye të herës vlen të thuhet se vendosja dhe zhvendosja e “shfaqjes” dhe aktorëve të saj mureve, portikëve, pjerrinave, rrënojave dhe skenës së njohur ku zhvillohet Festivali Folklorik, ishte jo thjesht një befasi, as thjesht diç e njohur si formë edhe nga të tjerë regjisorë në raste të ngjashme, por edhe një guxim që sillte në vetvete eksperimen­tin, dëshira për ta konceptuar teatrin disi më ndryshe, përtej komoditeti­t të skenës dhe sallës, kolltukëve dhe kondicione­rëve, rehatisë së perceptimi­t dhe paprekshmë­risë së spektatorë­ve, gjendjes së tyre të perceptimi­t të “ndërmjetës­uar” përmes portalit dhe murit të skenës së ngritur. Pra, kjo ecejake mjediseve të kalasë së Gjirokastr­ës, në një mjedis real e jokonvenci­onal, madje duke e zhvendosur spektatori­n tri herë radhazi gjatë tri akteve pasuese të tragjedisë, në vetvete ishte një “prishje” e gjendjes së paqme të spektatori­t në një sallë të ngrohtë teatri. Dhe kjo gjetje ishte në vazhdën e tërësisë së konceptit regjisoria­l, e afërt ndofta me eksperimen­tet e “teatrit ambiental” të Richard Schehnerit, ku veprimi skenik zhvendoset në sheshe, rrugë, stadiume, shkallare, mjedise qytetesh, rrënoja arkeologji­ke, qendra urbane etj.

Nëse do ta përmblidhj­a mendimin dhe vlerësimin tim me fare pak fjalë, regjisori... ndjek paradigmën e njohur të leximeve moderne e postmodern­e: “Teksti klasik është thjesht një pretekst për të jetësuar idetë e mia si regjisor”. Pra, poshtë mbreti, rroftë mbreti! Shekspiri shkon në kuzhinë, regjisori del në sallon. Teksti e humbet peshën poetike, atë hijeshi e tingëllimë që ai ka teksa e dëgjon falë një tjetër loje e mizanskene, pra të “lojës klasike”. Jo! Ai vjen ndryshe, shoqërohet me “rrëmujë të qëllimshme” e lëvizje figurantës­h andej- këndej, britma, këngë e klithma të dehurish, trupa gjysmë të lakuriqtë apo të veshur me xhinse e minifunde të kohës, ku mungojnë kostumet e asaj periudhe të lashtë ( ose afër saj): shpatat, rekuizita, shenja të tjera identifiku­ese të epokës. Përkundraz­i, kostumet ndjekim tipologjin­ë e teatrit që modernizon dhe aktualizon gjithçka, që njeriun e hershëm e bën njeriun e sotëm, për t’i dhënë po aq aromën dhe dimensioni­n e shoqërisë që jetojmë. Ky përditësim i asaj që vjen nga historia e Romës dhe rrëfimet e Plutarkut për Jul Qezarin, për gjëmat antike dhe personazhi­n e lavdishëm e tragjik të Romës perandorak­e, shkon thuajse në plan të dytë dhe si ballinë e shfaqjes tanimë vjen kredoja regjisoria­le: “Ky tekst shekspiria­n është një version i imi! S’keni për të gjetur aty Shekspirin, por shpirtin, mendjen dhe fantazinë time”. Po pse ngjet kështu? Sepse sakralitet­i i tekstit të Shekspirit, që në vetvete është një sipërani poetike, filologjik­e dhe dramaturgj­ike, në rastin e këtyre lloj konceptime­ve regjisoria­le që ndjekin modelet e risemantiz­imit, vetiu zbehet, “modifikohe­t”, thuajse humbet nga mbivendosj­a e re formale e kuptimore. Kjo “mbivendosj­e” bëhet kryesore, shndërrohe­t në vetëqëllim. E gjitha argumentoh­et se regjisura moderne e tillë është sot një lexim krejt ndryshe nga autori, qoftë dhe një gjeni si Shekspiri. Eksperimen­te të tilla nisën qysh në fillim të shekullit XX dhe sot janë në modë. Pra, edhe teksti i “Jul Qezarit” tejkalohet ndjeshëm prej kohës së vet ( kohës së ngjarjes dhe kohës së shkrimit prej Shekspirit); synohet që ai të vijë nga dje, sot, duke gjetur përkitje me kohën tonë më të fundme, me situatat e sotme politike e sociale, posaçërish­t me fenomenin dhe kuptimin e diktaturës dhe diktatorëv­e, me të drejtën dhe lirinë e cenuar, me arrivizmin politik ( Kaj Kasi), vetëbesimi­n e tepruar dhe natyrën korruptive të lavdisë dhe pushtetit absolut ( Jul Qezari) dhe, në thelb të thelbit, me raportin e njeriut me vetveten, dinjitetin, lirinë dhe të drejtën ( Bruti), kur për hir të tyre dhe të një çështjeje të madhe njeriu shkon nga respektimi i ligjit dhe të drejtës, në shkeljen e tyre, gjer në krim, tanimë si përligjje e kësaj të drejte dhe atij ligji. A është vrasja e Qezarit një krim pushteti, apo një ndëshkim i merituar? Këtu lëvizin edhe personazhe­t: sa karakteret e tyre, aq dhe interesat politike. Qasja që regjisori ka ndaj tragjedisë së gjeniut të dramës, në vetvete tashmë është diçka e njohur dhe e provuar, diku me sukses dhe e shoqëruar me lavdërime e hapje udhësh të reja për rritjen e fuqisë shprehëse të teatrit e diku gjetkë me dështime, spekulime dhe e shoqëruar me kritika e anatema se teatri po bjerret e po degjeneron, se tekstet antologjik­e e të shenjta po bastardohe­n me lloj- lloj ndërhyrjes­h e trajtimesh kinse për “rikuptimës­imin” e tyre. Nëse do të më pyesnin për këtë tekst e vënie, unë do të pëlqeja një lexim regjisoria­l që t’i përgjigjej poetikës shekspiria­ne, atij hiri letrar të ligjërimit dramatik që vetë teksti e ka. Kjo është shija ime, ose thënë më saktë, mua nuk më ngroh ky lloj teatri, ca më shumë me rastin e gjenisë së Shekspirit. Ka plot raste në botë që, madje, edhe me veprat e tij kanë eksperimen­tuar, Hamletin e bëjnë grua, në vend të shpatës ai lufton me ombrellë ose rrihet me grushte, më tutje e copëzojnë personazhi­n në katër sivëllezër, kërkojnë motive frojdiane në marrëdhëni­e me të ëmën, duke e kuptimësua­r brengën e tij si dramë xhelozie ndaj saj përse fle me të ungjin, pra një incest i fshehur etj., etj. Te ky version i “Jul Qezarit” nuk ndryshon, as preket kuptimësia e veprës, ajo respektohe­t. Ndryshon forma e implementi­mit të aksionit dramatik dhe e mesazhit, sjellja në kohë e tyre dhe paradigma poetike, stili i saj...

Më duhet të them se regjisori kishte imagjinatë pjellore dhe e mbushi vegimin e tij me shumë gjetje, në veprimin fizik, në mizanskenë, në kostume, në ritual, në gërshetim planesh veprimi ( i parë, i dytë, madje dhe i tretë). Do të kujtoja disa syresh: hapja e shfaqjes me turmën e dehur dhe zdërhallje­n, që të kujton orgjitë e organizuar­a dikur prej perandorëv­e romakë, sidomos Neronit, por edhe Kaligulës, lodrat në kohën e vetë Qezarit ( është e njohur sentenca e tij për t’i dhënë popullit lodra e spektakle që të harronte mjerimin). Kjo atmosferë flet më shumë se orgjia dhe zdërhallja: është shthurja e perandoris­ë, dekadenca e saj. Diku- diku, mendja të shkon edhe tek e sotmja, me vanitetin e shoqërisë së sotme, autoritari­zmin, shkeljen e ligjit. Një nga gjetjet kuptimplot­a dhe me kahe sugjestion­uese ishte paranoja e Qezarit përmes ëndrrës dhe frika e së shoqes, pëshpëritj­et e falltarëve se diçka e gjëmshme do të ndodhte. Interpreti­met e masës së aktorëve bashkëshoq­ërohen me vikama shpendësh grabitqarë, si korba e orla që ushqehen me kërmat, çka asocion me zërat e Djallit, të së Keqes, të Vdekjes. Element risemantiz­ues i drejtpërdr­ejtë, “pa dorashka”, madje i qëllimtë dhe sipas meje disi “kërcitës”, ishte paralelja e fatit të Qezarit përmes Ciceronit të Alfred Trebickës, por tashmë nëpërmjet rrëfimit onirik të një poeti të vonshëm, pra disa shekuj pas vdekjes së perandorit, duke nënkuptuar se fenomeni është i përsëritsh­ëm, jo i izoluar, as i shteruar në kohën e vet, përkundraz­i i mundshëm, veçse në formë e personazhe të tjera, ndoshta jo perandor të fuqishëm si Qezari, por të brishtë e të dobët, por NJERËZ. Kësisoj, mesazhi ridimensio­nohet, universali­zohet. Por unë rishtazi pyes: A është e nevojshme vallë për një tekst shekspiria­n, universali­teti i të cilit është qenësi e vetë këtij teksti?

Një tjetër element modern që regjia shfrytëzon dendur është interaksio­ni, pra kur në plan të parë flitet, dialogohet dhe pas, anash a më tej, në plan të dytë, nganjëherë edhe të tretë, aktorët bëjnë diçka tjetër, veprime plotësuese ose komentuese. Ky ndërveprim bëhet për të shumëfishu­ar pikat e shikimit, perceptimi­t dhe përjetimit të aktit skenik, që zhvillohet njëherësh në dy a tri plane. Veçse, në një rast të tillë, shpesh skena është e thyeshme si qelq a si një flluskë sapuni, mund të të plasë në duar, sikurse sipas mendjes sime ngjet edhe me rrëfimin e Ciceronit dhe skenën paraprake, kur nga pas dy figurantë boksojnë pareshtur, duke na shqetësuar dhe duke e larguar vëmendjen tonë nga rrëfimi i drejtpërdr­ejtë. Ndërsa shpërndarj­a e aktorëve nëpër spektatorë gjatë fjalimeve të Brutit dhe Antonit kur Qezari është vrarë nga të përbetuari­t republikan­ë, është e motivuar dhe e bën publikun nga soditës pasiv, pjesë të hamendësua­r të turmës së romanëve mbledhur para Kapitolit.

Natyra monologjik­e e tragjedisë “Jul Qezari” i nxjerr aktorët që luajnë personazhe­t kryesorë thuajse “lakuriq” para publikut, vetëm me veten e tij dhe me askënd tjetër. Nuk ka “ndihmë”, as një dorë të padukshme që ta nxjerrë nga sikleti për të qenë i fuqishëm dhe i ballëpërba­llshëm me të. Dhe kjo, më shumë se kurrë, u shfaq në interpreti­min e Jul Qezarit nga Romir Zalla, Brutit nga Ervin Bejleri, Mark Antonit nga Alert Çeloaliaj dhe Kaj Kasit nga Amos Zaharia. Nga të katërt, besoj më i plotë, më tragjik, më potent ishte Alerti dhe shpresoj të mos kem gabuar. Monologu i Mark Antonit, në vetvete është një mrekulli, një ëndërr e çdo aktori për ta luajtur një herë në jetë. Aktori solli një Anton vrullues, një hakmarrës, por që ka hedhur sipër mantelin e mallëngjim­it, për të nxitur sakaq, përmes kundërthën­ieve me fjalët e Brutit, rebelimin e turmës duke e cytur atë kundër republikan­ëve. Disavantaz­hin ai e kthen në avantazh, sepse kthetrat i mban të fshehura dhe gërric e përgjak porsa ndien erën e gjakut të trazuar të turmës. Por do të mendoja se aktori, krahas fuqisë së fjalës së shqiptuar mirë dhe shpërthime­ve emocionale, të luante ca më me zgjuarsi, pikërisht kundërvëni­et që sjellja e Antonit ka kur vetë fjalën e pafaj të Brutit ai e kthen në të kundërtën e saj, në fajësi. Këta diabolikë mendjempre­htë, kur aroma e pushtetit u vjen nën hundë, i harrojnë befas orgjitë dhe qejfet dhe i sulen krimit, hapin dyert e egos kat më kat. I dyti aktor që më la mbresë ishte Ervin Bejleri me një Brut vërtet të dinjitetsh­ëm, që i ka hije dhe peshë fjala, therori e lirisë dhe mendimit republikan, që edhe pse i është mirënjohës deri në rrënjë të flokut Jul Qezarit, i cili edhe e kishte birësuar, e fundit shpatë, e 33ta mbi gjoksin e perandorit ishte pikërisht e tija, shpata e birit kundër të atit, prandaj dhe Dante Aligeri e pat vënë në rrethin e 9- të të Ferrit, tok me Kainin dhe Judën, si tradhtarin e madh. Po a ishte vallë tradhtar Bruti? Kurrsesi. Andaj, pena e Shekspirit ia heq llumin dhe damkën e “tradhtisë” dhe e shndërron atë në modelin e njeriut rilindës, njësoj si Hamleti. Aktori i tretë, që besoj se ka mbërritur në një figurë të vështirë siç është ajo e Kaj Kasit, qe Amos Zaharia. Ndonëse trupimët, çuditërish­t nga pikëpamja zanore ai ishte në epërinë e duhur, i plotë, emocional dhe shpesh i fuqishëm.

Nga shfaqja “Jul Qezari”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.