Shqiptarët e pafat, Veseli autogol dhe Roshi skuqet për të shmangur humbjen

Panorama (Albania) - - SPORT -

Ka ditë të mira për një futbollist, por ka edhe raste fatkeqe kur një ndeshje e mirë duhet të prishet nga vetëm një episod i pafat. Të tillë kanë qenë dje dy lojtarët e Kombëtares, Veseli dhe Roshi.

AUTOGOLI

Empoli gjendet në vendin e tretë në Serinë B italiane, pas nëntë javëve, me dy pikë më pak sesa Krotone e Benevento. "Ka bashkëpuni­m të mirë me Fratesin, duke shfaqur kompetencë. Mirëpo, e zbeh gjithçka të mirë që ka bërë gjatë ndeshjes me një autogol fatkeq", ka qenë vlerësimi i "Tuttomerca­toweb" për qendërmbro­jtësin kuqezi. Veseli ka fituar staturën e lojtarit titullar te skuadra emiliane dhe ndeshje pas ndeshjeje paraqitet pozitivish­t. Mirëpo dje, në ekstrem të ndeshjes, pasi Empoli ka humbur disa raste për të çuar ndeshjen në 1- 3, një goditje dënimi në afërsi të zonës është shndërruar në autogol nga Veseli. Episodi barazoi ndeshjen në 2- 2.

KARTONI I KUQ

Jo çdo ndëshkim me karton të kuq duhet kritikuar. Sigurisht, të lësh skuadrën me dhjetë vetë nuk është e këshillues­hme, ama kur ndodh si në rastin e Odise Roshit dje, atëherë kartoni i kuq justifikoh­et me faktin që shpëtoi ekipin. Akhmat Grozni, ku bashkë me Roshin edhe Bernard Berishën kanë startuar si titullarë, ka barazuar dje me rezultatin 1- 1 kundër Arsenal Tula. Ekipi i dy shqiptarëv­e e mbylli pjesën e parë në avantazh, falë një goli të Semenov në minutën e 20të. Megjithatë, miqtë gjetën golin e barazimit në minutën e 76- të, me anë të Kangua. Protagonis­t në këtë ndeshje ishte edhe Roshi, i cili sakrifikoi kartonin e kuq për t'i dhënë 1 pikë ekipit të tij.

Në minutën e 84- t, 28vjeçari shkaktoi goditje dënimi ndaj kundërshta­rit, i cili po shkonte në drejtim të portës, në një aksion të rrezikshëm. Roshi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, pasi më parë ishte ndëshkuar në të 79- ën, duke e lënë ekipin me 10 lojtarë.

FOTO NGA NDESHJA INTER- PARMA

Odise Roshi kur ndëshkohet me të kuq

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.