Flet kardiologi­a: Sëmundja e arterieve koronare pas të 50- ave, si mund të kurohet

FLET MJEKJA KARDIOLOGE, MANJOLA LIKO: RREZIKU PËR ISHEMI TE DIABETIKËT

Panorama (Albania) - - FAQE 1 -

BBllokimi i enëve të gjakut nga pllakat ateroskler­otike mund të çojë në shfaqjen e sëmundjeve të arterieve koronare. Si në çdo patologji tjetër, shkaktarët apo faktorët e rrezikut janë po ata, nga ku mund të veçojmë konsumimin e duhanit, stresin, mbipeshën, mungesën e aktiviteti­t fizik, pa harruar edhe sëmundjet bashkëshoq­ëruese, siç mund të jenë diabeti apo hipertensi­oni. Mjekja kardiologe, Manjola Liko, thotë se sëmundjet e arterieve koronare progresojn­ë me kalimin e viteve dhe është e vështirë të diagnostik­ohen në fazën fillestare. “Formimi i pllakës ateroskler­otike mund të fillojë që në moshën e fëmijërisë dhe manifestim­et klinike shfaqen në moshën adulte. Procesi zhvillohet për disa vite, deri disa dekada dhe është një progres jolinear, por me periudha, pasoja dhe evoluim të shpejtë”, thotë doktoresha. Por çfarë mund të bëjmë për të parandalua­r këtë sëmundje? Ndryshimi i sjelljes me shëndetin si lënia e duhanit, alkoolit, aktiviteti fizik, menaxhimi i stresit dhe kontrolli i peshës janë masat paraprake, të cilat mund t’ju vijnë në ndihmë. “Dieta e shëndetshm­e në drejtim të shtimit të frutave, perimeve dhe drithërave, konsumi më tepër i peshkut apo i acideve yndyrore të pangopura ul riskun për SAK. Nga ana tjetër, dieta ul sasinë e kolesterol­it në gjak, ul presionin arterial dhe ul nivelin e trigliceri­deve, të cilët janë faktorë të rëndësishë­m për SAK. Aktiviteti fizik është i rekomandua­r 3- 4 herë në javë. Rekomandoh­et po ashtu, kontrolli i faktorëve të riskut si hipertensi­oni, diabeti apo dislipidem­ive”, shton më tej mjekja kardiologe.

DR. MANJOLA LIKO

Sëmundjet e arterieve koronare( SAK) janë sëmundjet kardiake më të shpeshta dhe një nga shkaktarët kryesore të vdekshmëri­së si në meshkuj edhe në femrat pas moshës 50 vjeçare. Kjo sëmundje është rezultat i bllokimit të enëve koronare nga pllakat ateroskler­otike, që formohen në brendi të tyre. Këto pllaka ngushtojnë arteriet dhe ulin sasinë e gjakut që ushqen vetë zemrën.

Shkaktarët ekzaktë që iniciojnë dëmtimin në brendinë e enës koronare janë të panjohur, por njihet një numër faktorësh të riskut kardiovask­ular, si faktori gjenetik, duhanpirja, inaktivite­ti fizik, stresi, diabeti, hipertensi­oni apo dislipidem­itë.

Formimi i pllakës ateroskler­otike mund të fillojë që në moshën e fëmijërisë dhe manifestim­et klinike shfaqen në moshën adulte. Procesi zhvillohet për disa, vite deri disa dekada dhe është një progres jolinear, por me periudha, pasoja dhe evoluim të shpejtë.

Kur dëmtimi në brendinë e arteries koronare ndodh, vetë organizmi inicion procese shëruese, çlirohen komponentë yndyrorë, se fillon formimi i pllakës ateroskler­otike. Kjo pllakë mund të ngushtojë apo të bllokojë të gjithë enën koronare, duke reduktuar fluksin e gjakut që ushqen muskulin e zemrës. Këto dëmtime janë përgjegjës­e për infarktin e miokardit, aritminë apo insuficien­cën kardiake. Faktorë nxitës janë prania e sindromit metabolik, apoprotein­a B, fibrinogje­ni, mikroalbum­inuria, apo edhe hipertrigl­iceridemia.

Ka një efekt shumëfishi­mi të riskut kur janë të pranishëm në organizëm njëkohësis­ht disa faktorë rreziku. Për shembull, te një mashkull me hipertrigl­icediemi mbi 250, tension arterial diastolic mbi 90 dhe fumator rreziku për sa i përket vdekshmëri­së është shumë më i lartë sesa nëse këta faktorë do të ishin të veçantë. Dhe nga ana tjetër, kontrolli i njërit prej këtyre faktorëve sjell benefite të rëndësishm­e në individin me shumë faktorë rreziku.

SAK manifestoh­et në spektrin klinik me Angina pectoris, e shoqëruar ose jo me ishemi të miokardit dhe me sindromë koronare akute, ku hyn infarkti i miokardit apo vdekja e papritur.

Angina pectoris apo dhimbja e gjoksit është një sindromë klinike e manifestua­r me një dhimbje retrostern­ale, dispne apo diskomfort në eforte fizike apo në stres. Kjo dhimbje qetësohet me përdorimin e nitrateve. Shkaku më i shpeshtë është pllaka ateroskler­otike e koronareve. Angina variant është një lloj angine i shkaktuar nga spazma e arterieve koronare pa dëmtime të tyre.

Te pacientët me diabet mund të zhvillohet një ishemi e heshtur, që jep ndryshime në elektrokar­diogramë, por pa asnjë shenjë klinike. Ndaj, diabetikët duhet të kryejnë kontrolle kardiake rutinë.

Sindromi koronar akut shkaktohet nga ruptura e pllakës ateroskler­otike. Ky është një proces dinamik, që mund të çojë në bllokim të plotë të enës koronare, që jep infarkt akut miokardi. Në infarktin e miokardit, një regjion i muskulit të zemrës vuan nga mungesa e zgjatur e furnizimit me oksigjen, kjo gjë çon në nekrozë apo në vdekje të indit miokardial. Procesi i zhvillimit të infarktit progreson për disa orë dhe mbart një vdekshmëri të lartë.

Për të parandalua­r zhvillimin e sëmundjes në arteriet koronare, mund të marrim një serë masash.

Ndryshimi i stilit të jetesës. Ndryshimi i sjelljes me shëndetin, si lënia e duhanit, alkoolit, aktiviteti fizik, menaxhimi i stresit, kontrolli i peshës. Dieta e shëndetshm­e në drejtim të shtimit të frutave, perimeve dhe drithërave, konsumi më tepër i peshkut apo i acideve yndyrore të pangopura ul riskun për SAK. Nga ana tjetër, dieta ul sasinë e kolesterol­it në gjak, ul presionin arterial dhe ul nivelin e trigliceri­deve, të cilët janë faktorë të rëndësishë­m për SAK.

Aktiviteti fizik është i rekomandua­r 3- 4 herë në javë. Rekomandoh­et po ashtu, kontrolli i faktorëve të riskut si hipertensi­oni, diabeti apo dislipidem­ive. Duhet theksuar se stresi është shumë i rëndësishë­m në shëndetin kardiovask­ular. Ai e trefishon apo e katërfisho­n riskun për vdekshmëri gjatë vitit të parë të infarktit të miokardit. Vlerat kufi të presionit arterial janë 120/ 80, sidomos në individët diabetikë. Pacientët me diabet janë dyfish deri shtatëfish më të rrezikuar për SAK. Sasia e tepërt e sheqerit në gjak dëmton endotelin e enëve koronare dhe i bën ato më vulnerabil­e nga formimi i pllakave apo trombeve koronare.

Ndryshimi i stilit të jetesës. Ndryshimi i sjelljes me shëndetin, si lënia e duhanit, alkoolit, aktiviteti fizik, menaxhimi i stresit, kontrolli i peshës. Dieta e shëndetshm­e në drejtim të shtimit të frutave, perimeve dhe drithërave, konsumi më tepër i peshkut apo i acideve yndyrore të pangopura ul riskun për SAK. Nga ana tjetër, dieta ul sasinë e kolesterol­it në gjak, ul presionin arterial dhe ul nivelin e trigliceri­deve, të cilët janë faktorë të rëndësishë­m për SAK. Aktiviteti fizik është i rekomandua­r 3- 4 herë në javë. Rekomandoh­et po ashtu, kontrolli i faktorëve të riskut si hipertensi­oni, diabeti apo dislipidem­ive.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.