“Nuk jeni mirë”, ja shenjat që nuk duhet të neglizhoni

Panorama (Albania) - - SHËNDET -

HHumbje e pashpjegue­shme e peshës, hemorragji­a, urinim i shpeshtë, dhimbje koke, bllokim i nofullave dhe shpatullav­e, rënie flokësh janë vetëm disa nga shenjat që tregojnë se diçka në trupin tuaj nuk shkon mirë. Ndonëse duken si të parëndësis­hme dhe shpesh kalimtare, ato nuk duhet të injorohen. Nëse jeni duke u përballur me ndonjë prej këtyre shenjave, atëherë nuk do të bënit keq të drejtohesh­it te mjeku specialist për një kontroll. Humbja e pashpjegue­shme e peshës mund të jetë tregues për shumë gjëra, duke përfshirë kancerin endokrin. Kështu që, është më mirë të kontrolloh­eni nga mjeku që në fillim, nëse vëreni se po bini nga pesha. Gjakderdhj­a vaginale është po ashtu një simptomë që nuk duhet marrë lehtë pasi është tregues kryesor i kancerit të mitrës. Megjithëse kanceri i mitrës është i rrallë, diagnoza e hershme është çelësi, pasi nëse sëmundja përparon, është shumë më e vështirë të trajtohet. Rënia e flokëve në dush nuk është asgjë për t’u shqetësuar. Por nëse jeni duke vënë re një ndryshim të rëndësishë­m në trashësinë e flokëve tuaj dhe po humbisni më shumë fije se zakonisht, ky mund të jetë tregues i një problemi tjetër. Çështjet më serioze janë një çrregullim endokrin ose autoimun si sëmundje tiroide ose lupus. Natyrisht, mund të jetë gjithashtu diçka më e lehtë, si një mangësi vitamine, prandaj sigurohuni që të bisedoni me mjekun tuaj. Nga ana tjetër fillimi i një dhimbjeje koke mund të mos thotë shumë gjëra, por kur dhimbja është aq e rëndë ose kronike, mund të jetë një shenjë e diçkaje më serioze. Ndonjëherë, rregullimi është i thjeshtë, mjafton të modifikoni dietën tuaj ose të flini më shumë, por mund të ketë raste kur diagnoza është shumë serioze dhe shkak për dhimbjen mund të jetë një goditje truri apo edhe tumor.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.