Drama e Brexit- it dhe droja e migrantëve polakë

Panorama (Albania) - - OPNION -

Në valën e zgjerimit të BE- së, më 2004 shumë polakë emigruan si forca pune në Britaninë e Madhe. Disa qindra mijëra polakë jetojnë ende sot në Britaninë e Madhe.

Damian Vavrzyniak është shef i suksesshëm kuzhine në Peterborou­gh në Anglinë lindore. Ai ka ardhur në vitin 2005 në Angli, si shumë polakë të tjerë që u larguan me zgjerimin e BE- së në lindje, më 2004. Specialite­ti i ofruar prej tij, kuzhina tradiciona­le polake, ia ka vlejtur. Lokali dhe menyja që ofron është pasqyrë e identiteti­t të tij. “Për mua, Britania e Madhe është atdheu im sot. Dhe unë gatuaj gjellët nga atdheu im i mëparshëm këtu. Mundohem të krijoj gjellë të reja për rajonin e këtushëm dhe për klientët e mi”, thotë Damiani. Shumë klientë të tij polakë preferojnë të rigjejnë në atdheun e dytë shijen e të parëve të tyre në restoranti­n e Damianit. Ai ka punuar shumë. Ka gatuar madje edhe për familjen mbretërore. Rajoni në Anglinë lindore ka shumë fabrika. Po ashtu, fushat punohen prej punëtorëve nga Europa Lindore, që dikur u pritën këtu krahë hapur. Dhjetëra mijëra polakë kanë ngritur këtu shtëpitë e tyre të dyta. Por, që me referendum­in për Brexit- in, shumë polakë nuk e ndiejnë më veten të mirëseardh­ur. Ata nuk e dinë çfarë të bëjnë. Të qëndrojnë? Kujt lejohet qëndrimi? Shumë vetë janë të pasigurt.

KTHEHUNI NË ATDHE

Ambasada polake u ka bërë thirrje bashkatdhe­tarëve që ta mendojnë seriozisht opsionin e kthimit në atdhe. Por polakët në Angli përballen edhe me një tjetër problem nëse duan të kthehen apo të qëndrojnë. Atyre u nevojitet dokumentac­ioni përkatës për t’u regjistrua­r konform ndryshimev­e që priten. Magdalena Zielinska, nga shoqata e migrantëve polakë në Britaninë e Madhe vëren se “Problemi është se shumë vetë nuk i kanë marrë dokumentet, sepse nuk e kanë menduar se do t‘ u duheshin ndonjëherë. Shumë vetë kanë frikë tani, nëse do ta marrin apo jo lejen e qëndrimit dhe nëse i plotësojnë kushtet për ta marrë atë”.

BREXIT- I TURBULLON PLANET E QYTETARËVE

Kuzhinieri­t Damian iu refuzua një herë kërkesa për lejen e qëndrimit, megjithëse ai jeton këtu prej 15 vitesh dhe ka paguar rregullish­t taksat. Damiani bëri zhurmë të madhe duke protestuar dhe në fund e mori lejen e përhershme të qëndrimit. Me sa duket, ishte bërë një gabim teknik. Tani, ai me konsultime­t e nisura në restoranti­n e tij, pas shërbimit të menyve, kërkon të ndihmojë polakët që të mos largohen nga ishulli. Numri i polakëve në Angli ka rënë nga 1 milionë në 900 mijë vetëm vitin e kaluar. Damiani thotë se “që prej dy vitesh është bërë shumë e vështirë për të gjetur krah pune. Kjo me siguri për shkak të pasigurisë së krijuar nga Brexit- i. Shumë nga shokët e mi janë kthyer në Poloni, megjithëse ata ishin integruar shumë mirë këtu”.

Edhe Vieslava, e cila jeton prej 8 vitesh në Britaninë e Madhe, ka kërkuar ndihmë nga shërbimi në restoranti­n e Damianit, duke sjellë të gjitha dokumentet e saj, që duhet të vërtetojnë se ka jetuar në Angli pesë vitet e fundit. Një punonjëse sociale polake ndihmon polakët për të aplikuar në internet për lejen e përhershme të qëndrimit. “Unë nuk dua që ne të kthehemi mbrapsht në Poloni, sidomos për djalin tim 13vjeçar. Ai nuk flet polonisht. Unë nuk shoh të ardhme për të në Poloni”, thotë Vieslava. Brexit- i ka turbulluar jo vetëm politikën e Londrës e Brukselit, por edhe planet e qytetarëve të thjeshtë të BE- së, që jetojnë në ishull nga njëra anë dhe britanikët që jetojnë në vendet e tjera të BE- së në kontinent, nga ana tjetër.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.