Grabitja e pronave në bregdet, në burg 8 nga të dyshuarit, tre në kërkim

Të akuzuarit tjetërsuan 6 ha tokë në zonën e Kepit të Rodonit. Përfituesi kryesor, një biznesmen nga Tirana

Panorama (Albania) - - AKTUALITET - DURRES/ LEONIDHA MUSAJ

Nga tre ish- drejtorët e Hipotekës së Durrësit, të arrestuar për përfshirje­n në skemën e tjetërsimi­t të mbi 6 hektarë tokë në zonën bregdetare të Gjirit të Lalzit, vetëm njëri është lënë në burg.

Gjykata e Durrësit mbajti dje seancën për vlerësimin e masave të sigurisë për 17 nga 20 personat e arrestuar për tjetërsimi­n e 68 mijë metrave katrorë tokë shtetërore, kryesisht në zonën turistike të Gjirit të Lalzit dhe Kepit të Rodonit. Vetëm 9 nga të arrestuari­t u lanë në burg, mes të cilëve janë ish- drejtori i Hipotekës, Ardian Iljazaj, dhe ish- kryetari i Komunës Ishëm, Sulejman Ibrahimi. Për 5 të akuzuar të tjerë u vendos masë sigurie “Arrest me burg”, kurse tre të tjerë u lanë në “Detyrim paraqitje”. Për ish- drejtoresh­ën Edlira Nova, 34 vjeçe, e akuzuar për “Shpërdorim­i i detyrës” dhe “Falsifikim­i i dokumentev­e”, u vendos masa “Detyrim paraqitje”, nisur dhe nga fakti se ka një djalë autik e duhet të kujdeset për të. Masë të tillë u caktuar dhe për Malvina Deçka, 34 vjeçe, ish- juriste në Zyrën Vendore të Regjistrim­it të Pasurisë së Paluajtshm­e Durrës, e dyshuar për veprat penale “Falsifikim­i i dokumentev­e” dhe “Shpërdorim­i i detyrës”, pasi është shtatzënë. Seanca për vlerësimin e masës së sigurisë u mbajt me dyer të mbyllura, ndërsa mësohet se të arrestuari­t nuk e kanë pranuar akuzën. Nga hetimet ka rezultuar se përgjatë 5 viteve, nga viti 2013 e në vazhdim, personat nën hetim kanë bashkëpunu­ar për të tjetërsuar tokën shtetërore përkundrej­t përfitimit të vlerave të ndryshme monetare. Përveç personave të arrestuar, në hetim janë dhe 3 persona të tjerë, të cilët rezultojnë ende të shpallur në kërkim. Mes tyre është dhe biznesmeni Lush Osmani, i cili dyshohet se është përfituesi kryesor. Osmani akuzohet se ka përfituar një sipërfaqe të konsiderue­shme toke dhe një godinë në mënyrë korruptive, si pjesë e një grupi të strukturua­r kriminal. Ai akuzohet për “Falsifikim i dokumentev­e” më shumë se një herë dhe “Përvetësim i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtari­a kriminale”. Sipas hetuesve, sipërfaqja e madhe e tokës u është kaluar 5 personave, 4 prej të cilëve të arrestuar, ndërsa vetëm Osmani është në kërkim. Nga hetimet që kanë zgjatur për rreth një vit, mësohet se këta punonjës, mes tyre drejtues, juristë, hartograf, topograf, specialist, duke shpërdorua­r detyrën, kanë tjetërsuar këtë hapësirë nga tokë shtetërore pa frut në tokë are, ua kanë shpërndarë personave të ndryshëm kundrejt përfitimit. Këtë sipërfaqe toke ua kanë shpërndarë personave me banim në Durrës, të cilëve nuk u takonte të merrnin tokë në pronësi sipas ligjit. “Fillimisht, toka shtetërore pa frut është regjistrua­r si tokë arë, pastaj është ndarë në bazë të ligjit 7501 dhe më pas u është kaluar personave të ndryshëm kundrejt përfitimit”, thanë burime nga grupi hetimit. Këto burime thonë se skema e tjetërsimi­t të pronës ka nisur vite me parë, në ish- Komunën Ishëm, që ka bërë kompensim pronash në mënyrë abuzive, ndërsa vitet e fundit, këto toka janë regjistrua­r edhe në Hipotekë. Po përmes falsifikim­it të të dhënave dhe zhdukjes së dokumentac­ionit në Zyrën e Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e janë regjistrua­r dhe më pas tjetërsuar. Skema është zbuluar nga hetimet e nisura gjatë këtij viti, ku ish- zyrtarë dhe përfitues janë mbajtur në përgjim.

Të akuzuarit gjatë dhënies së masës së sigurisë

Ardian Iljazajm, ish- kreu i Hipotekës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.