Moska hedh dyshime për vrasjen e Al- Baghdadit, arsyet sipas Ministrisë ruse

Panorama (Albania) - - BOTA -

Rusët jo vetëm kanë hedhur poshtë përfshirje­n në operacion për vrasjen e Al- Baghdadit, por e kanë vënë në dyshim suksesin e amerikanëv­e. “Nuk ka të dhëna të besueshme për të vërtetuar një sulm të suksesshëm amerikan kundër udhëheqësi­t të Shtetit Islamik, Abu Bakr al- Baghdadi”, reagoi Ministria e Mbrojtjes në Rusi. Trump informoi botën të dielën se Al- Baghdadi ishte eliminuar në veriperënd­im të Sirisë. Por Ministria ruse e Mbrojtjes këmbënguli se kishte “pyetje dhe dyshime të ligjshme për vetë faktin e operacioni­t të SHBA- ve dhe veçanërish­t suksesin e tij”. Moska vuri në dukje se nuk regjistroi sulme ajrore të koalicioni­t amerikan në zonën Idlib në veriperënd­im të Sirisë të shtunën, kur u njoftua se kishte ndodhur sulmi. Gjithashtu hodhi poshtë pretendime­t e Trump- it se forcat ruse hapën hapësirën ajrore nën kontrollin e saj në Siri për aeroplanët amerikanë për të lehtësuar operacioni­n kundër kreut të IS, sipas agjencisë “RT”. Ministria ruse e vuri në pikëpyetje mundësinë e pranisë së Al- Baghdadit në Idlib, pasi zonën e mban nën kontroll zëdhënësi i Al- Kaedës, Jabhat alNusra, me të cilin kanë qenë armiq. Moska vuri në dukje se Shteti Islamik u shtyp në Siri në fillim të vitit 2018 në një përpjekje të përbashkët të qeverisë në Damask dhe forcave ruse, duke nënkuptuar se një raportim tjetër i shkatërrim­it të Al- Baghdadit “nuk sjell asnjë efekt në situatën operative në Siri ose në veprimet nga terroristë­t e mbetur në Idlib”. Më pas, këshilltar­i i sigurisë kombëtare në SHBA, Robert O’Brien, sqaroi të dielën se përkundër pranimit të Presidenti­t Trump për bashkëpuni­min rus me misionin që la të vdekur liderin e Shtetit Islamik, Abu Bakr alBaghdad, Rusia “nuk është aleat i Shteteve të Bashkuara”.

Ministria ruse e Mbrojtjes

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.