‘ Është çështje fati’, gazetarja britanike zbulon trafikanti­n nga Hasi në Londër

Investigim­i nga "The mail on Sunday", shqiptari Kastrijot Ahmati u kontaktua nga reporterja pas tragjedisë me 39 viktima

Panorama (Albania) - - AKTUALITET - Sergio Malaj Kastrijot Ahmati

"Një kontraband­ist njerëzish ka qeshur me fatin e 39 emigrantëv­e të gjetur të vdekur në një kontejner, duke thënë: ' Është çështje fati. Kështu kemi ardhur të gjithë'".

Kështu e nisur shkrimin gazeta britanike "The mail on Sunday", pas një investimi të kryer disa ditë pas tragjedisë ku humbën jetën 39 persona, brenda një kamioni frigorifer­ik. Gazeta infiltroi një gazetare, për të kontaktuar me një trafikant, duke u hequr si emigrante që kërkonte të shkonte ilegalisht në Britaninë e Madhe. "Trafikanti me bëri komentin mizor, ndërsa ofroi të trafikonte një reportere të fshehtë në Britani të Madhe, duke përdorur të njëjtën rrugë që përfundoi në një tragjedi të tillë javën e kaluar", vijon shkrimi. Vetëm disa orë pas lajmeve për zbulimin e tmerrshëm të kufomave javën e kaluar, reporterët anglezë zbuluan se një shqiptar me qendër në Mbretërinë e Bashkuar, duke përdorur pseudonimi­n "Kace Kace" po ofronte për të ndihmuar në kontraband­imin e emigrantëv­e në vend. "The mail on Sunday" ka vërtetuar se ai, në të vërtetë, quhet Kastrijot Ahmati dhe jeton në

Walthamsto­w, në Londrën Verilindor­e. Ai pretendon edhe vetë se ka mbërritur në Londër në të njëjtën mënyrë, duke qëndruar në pjesën e pasme të një kamioni.

TRAFIKANTI Gazeta britanike shkruan se Kastrijot Ahmati i kishte reklamuar shërbimet e tij, duke postuar edhe numrin e celularit, në një "Facebook", të quajtur "Shqiptarët në Londër", i cili ka më shumë se 16 mijë ndjekës. Kur një reportere e fshehtë kontaktoi me të, ai i tha asaj që mund të paguante 17 mijë paund për të shkuar në Britaninë e Madhe me dokumente të falsifikua­ra, që do e lejonin të fluturonte nga kryeqyteti shqiptar. Përndryshe, ajo mund të paguante 14 mijë për t'u vendosur në pjesën e pasme të një kamioni nga Belgjika, origjina e kontejneri­t në të cilin 39 personat vdiqën javën e kaluar. Duke folur të premten, vetëm dy ditë pas zbulimit të ngjarjes në Parkun Industrial Waterglade në Grays, Essex, Ahmati i tha reporteres së fshehtë se udhëtimi nga Belgjika mund të zgjasë nga 12 deri në 16 orë, në varësi të vonesave. "Unë e kam bërë vetë", ka thënë ai. "Po mundohem t'ju gjej mënyrën më të lehtë, a e kuptoni?", i është drejtuar gazetares. Reporterja pohoi se ajo dëshironte të udhëtonte me një anëtar tjetër të familjes, por iu tha se do të duhej të kontraband­ohej me emigrantë të tjerë. Ajo do të paguante në momentin e mbërritjes në Mbretërinë e Bashkuar, por Ahmati kërkoi ndërmjetës­imin e një shoku në Londër, i cili do të garantonte paratë. BISEDA ME GAZETAREN

"Kur reporterja i tha Kastrijot Ahmatit që ajo ishte e frikësuar për shkak të tragjedisë së javës së kaluar, ai u përgjigj: ' Është çështje fati. Kështu kemi ardhur të gjithë'. Më pas, kur ajo vazhdoi të shprehte frikën e saj, duke thënë: ' Do të vdesim', Ahmati thjesht qeshi", shkruan gazeta britanike. Sipas shkrimit, trafikuesi besohet të jetë nga Hasi, që gazetarët anglezë e përshkruaj­në si një rreth në veri të Shqipërisë, nga i cili mendohet se qindra emigrantë janë larguar për në Mbretërinë e Bashkuar. Nuk dihet se sa kohë ka jetuar në Britani, megjithëse postimet në "Facebook" dëshmojnë se ai ka qenë aty të paktën që në shtator të vitit 2018. Në fillim të këtij muaji, ai postoi një video të vetes duke pirë cigare dhe duke shëtitur rreth një stacioni treni në Londër. Kur nisën komentet në rrjetet sociale, Ahmati iu përgjigj gazetares në telefon dhe konfirmoi se ishte në Mbretërinë e Bashkuar. Duke folur përmes një shoku, ai pretendoi se kishte "shaka" në mesazhet e postuara në internet dhe gjatë telefonatë­s. Në përgjigje të një mesazhi në "WhatsApp", duke i kërkuar të shpjegonte veprimet e tij, ai thjeshtë pyeti "Pse?" dhe më pas llogaria e tij "Kace Kace" në "Facebook" u hoq menjëherë. "Investigim­i ynë zbuloi se Ahmati ishte një nga katër agjentët që përdorin faqen ' Shqiptarët në Londër' në ' Facebook', për të ndihmuar emigrantët që t'i kontraband­onin në rrugën e tyre për në Mbretërinë e Bashkuar", shkruhet në gazetë. Agjencia Kombëtare e Krimit ( NCA) vitin e kaluar tha se bandat shqiptare që vepronin në atje, ishin kryesisht përgjegjës për rritjen e emigrantëv­e që kontraband­oheshin në Mbretërinë e Bashkuar.

Kamioni frigorifer­ik ku vdiqën 39 emigrantët

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.