NDRYSHIMET E PROPOZUARA NGA ARTUR ROSHI

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

NENI 1

Në nenin 1, në paragrafin e dytë mbas shprehjes, “Objekt i këtij ligji është edhe dëmshpërbl­imi i familjarëv­e të viktimave”, të shtohet “të ekzekutuar pa gjyq” dhe shprehja në vazhdim e kësaj fjalie, “gjatë periudhës 30.11.1944 deri më 1.10.1991”, të ndryshohet “gjatë periudhës 08.11.1941 deri më 1.10.1991”.

NENI 2

Në nenin 6, në pikën “c” të tij, fjalia e fundit, “Nga shuma që çdo i dënuar politik përfiton nga ky ligj, zbritet masa e dëmshpërbl­imit që ai ka përfituar me ligjet e mëparshme”, të ndryshohet, “Nga shuma që çdo i dënuar politik përfiton nga ky ligj, të mos zbritet masa e dëmshpërbl­imit që ai ka përfituar me ligjet e mëparshme”.

NENI 3

Në nenin 7, pjesa e fundit e fjalisë së parë, “në masën e 8 viteve kompensim dënimi me burgim”, të ndryshohet, “në masën e 25 viteve kompensim dënimi me burgim”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.