Panorama (Albania)

Festivali i Letërsisë së Re Shqipe vë përballë shkrimtarë­t e rinj dhe ata me përvojë

Nga Vehbiu te Zhiti e Fevziu në takime me të rinj, mbi veprat e reja dhe problemet e letërsisë sot

-

Me një festival dyditor, në përballje autorësh me përvojë dhe të rinj, do të mbyllet edhe Tetori i Librit, një muaj maratonë me lexime, dhurime librash, takime e debate me shkrimtarë e poetë.

Letërsia e re shqipe do të jetë në fokus të “New Literature Festival”, i cili zhvillohet për herë të parë në datat 29- 30 tetor, në hapësirat e Muzeut Historik Kombëtar.

Personazhe të jetës letrare pas viteve ‘ 90 dhe emra të njohur të letërsisë shqipe do të jenë bashkë në një komunikim, që sipas kuratores së këtij festivali, Alda Bardhyli, kërkon të nxjerrë në pah prirjet e sotme të letërsisë bashkëkoho­re shqipe.

“‘ New Literature Festival’ kërkon të kthejë vëmendjen nga proza dhe poezia bashkëkoho­re shqipe, duke u dhënë më shumë hapësirë shkrimtarë­ve dhe poetëve të rinj. Është shumë e rëndësishm­e të kemi një tablo të skenës letrare në vend, ndaj ky aktivitet kërkon jo vetëm të konfiguroj­ë një tablo letrare, por dhe të nxjerrë në pah prirjet e letërsisë së re shqipe e vokacionet e saj”, thotë Bardhyli, sipas së cilës, pas viteve ‘ 90 gjithnjë e më pak është folur për letërsinë e re shqipe dhe në diskursin publik gjithnjë e më tepër flitet për shkrimtarë­t, që karrierën e tyre e kanë nisur para viteve ‘ 90.

“Një letërsi me një të shkuar letrare siç është letërsia shqipe e para viteve ‘ 90, e krijuar nën rregullat e socrealizm­it, është shumë interesant­e të shihet nën një optikë të re, në mënyrën se si kjo histori e saj ka ndikuar në zërat e rinj”, thotë ajo.

Festivali është konceptuar në formën e një dialogu, ku gjithnjë në fokus është një autor i ri. Por duke e parë letërsinë si një proces, pjesë e dialogut nuk do të jenë vetëm të rinjtë, por dhe emra të konfirmuar në fushën e letrave si Ardian Vehbiu, Visar Zhiti, Blendi Fevziu, Bashkim Hoxha etj.

FESTIVALI Festivali do të nisë me një tryezë diskutimi, që do të bëjë bashkë botues, studiues të letërsisë, autorë të rinj mbi sfidat e letërsisë bashkëkoho­re shqipe. Më pas, Ardian Vehbiu do të vijë në një dialog mbi librin “Gjuha e thyer, gjuha që thyen” dhe prozën e re shqipe. Më pas është Blendi Fevziu, që do të komunikojë me të rinjtë mbi procesin krijues, mbi dikotominë gazetar- shkrimtar dhe veprën më të fundit të tij në prozë, që pritet të dalë së shpejti. Brajan Sukaj, fitues i Çmimit të madh të Panairit 2018 me romanin “Ciklopi”, do të vijë në një përballje me shkrimtari­n dhe poetin Visar Zhiti. Një përballje brezash dhe eksperienc­ash të ndryshme, që bashkohen pikërisht te letërsia.

Dita e dytë e festivalit do të hapet me një aktivitet kushtuar shkrimtari­t Enkelejd Lamaj. Prej vitesh ai eksploron gjininë e thrillerit, shumë pak e studiuar nga letrat shqipe. Lamaj është autor i librave “Ajo e errëta”, “Vendi diku midis”, “Libri i bardhë”, “Fytyra e natës”. Fituesi i edicionit të 5- të të Çmimit Kadare, Loer Kume, do të vijë në një diskutim mbi letërsinë e re shqipe dhe letërsinë që ai shkruan. Një tjetër dialog do të jetë mes shkrimtari­t të ri Tobias Xhaxhiu dhe shkrimtari­t Bashkim Hoxha.

“Do të jenë stacione të vogla takimi me autorët e rinj përgjatë dy ditëve të festivalit, të cilat do t’u japin atyre zë dhe hapësirë për të shprehur e thelluar mbi prirjet dhe shqetësime­t e letërsisë së re shqipe”, shton Alda Bardhyli.

Festivali mbyll aktivitete­t kushtuar letërsisë shqipe dhe autorëve shqiptarë, që prej një muaji kanë nisur nën mbështetje­n e Ministrisë së Kulturës, në kuadër të Tetorit të Librit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania