Panorama (Albania)

VIZITA E PALMERIT

-

Të hënën është mbajtur një tjetër takim mes grupeve të punës së LDK- së dhe LVV- së për krijimin e qeverisë së re, strukturat që do të ketë koalicioni dhe politikat që do të ndjekë. Takimi ka zgjatur rreth tri orë. Glauk Konjufca nga LVV tha se kanë biseduar rreth programit për ekonominë, ku janë dakorduar në rreth 90 për qind të këtij programi me LDK- në. Ai shtoi se është folur për 40 çështje dhe për 90 për qind të tyre janë pajtuar. Atë 10 për qindësh për të cilin nuk janë rënë dakord do ta diskutojnë në takimet e ardhshme. “Zhvillimin ekonomik do ta përmbyllim”, tha Konjufca.

Përfaqësue­si i posaçëm i DASH- it për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, pritet të vizitojë Prishtinën gjatë kësaj jave. Palmer besohej se do të ishte përfaqësue­si special i SHBA- ve për bisedimet KosovëSerb­i, por Presidenti amerikan Donald Trump e ka përgjithës­uar rolin e tij në Ballkan dhe ka përcaktuar si emisar të posaçëm për bisedimet ambasadori­n e SHBA- ve në Gjermani, Richard Grenell.

Ndërkohë, ambasadori i SHBAve në Prishtinë, Philip Kosnett, ka takuar drejtuesit e Lidhjes Demokratik­e të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendos­je në takime të veçanta, i interesuar për koalicioni­n qeveritar dhe prioritete­t e tyre. “Gjatë këtij takimi është diskutuar për situatën aktuale politike në vend dhe bisedimet ndërmjet LDK- së dhe VV- së për formimin e institucio­neve të dala nga zgjedhjet e tetorit 2019”, thuhet nga LDKja. Ambasadori amerikan, Kosnett, ka inkurajuar LDK- në të vazhdojë qasjen konstrukti­ve në proceset e Kosovës. Në takim, të pranishëm ishin nënkryetar­ët Vjosa Osmani dhe Lutfi Haziri dhe anëtarët e Kryesisë, Kujtim Shala dhe Besian Mustafa. Pas kësaj, Kosnett ka shkuar në zyrat e Lëvizjes Vetëvendos­je. Të pranishëm ishin kryetari Albin Kurti dhe nënkryetar­i i VV- së, Besnik

Bislimi, këshilltar­ja politike e Kosnett, Jessica Long, dhe shefja e Sektorit Ekonomik në ambasadën e SHBA- ve në Prishtinë, Lori Michaelson. Kosnett është interesuar për ecurinë e bisedimeve për krijimin e qeverisë së re. “Shefja e Sektorit Ekonomik në këtë ambasadë, Michaelson, vuri theksin te rëndësia e zhvillimit ekonomik në vend, duke shprehë interesimi­n dhe mbështetje­n e ambasadës për projektet e qeverisë së ardhshme në këtë drejtim”, u njoftua pas takimit. Kurti e ka njoftuar Kosnett- in për ecurinë pozitive të takimeve me LDK- në, duke u shprehur i bindur se së shpejti do të formohet qeveria e re.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania