Panorama (Albania)

Barazime pa shkëlqim në krye dhe fund të tabelës

Flamurtari i merr pikë Skënderbeu­t, por nuk i ikën nga fundi

-

Partizani ngec me Kukësin, por mbetet në krye.

Të kuqtë kanë barazuar pa gola në ndeshjen e vlefshme për javën e dhjetë të Kategorisë Superiore, e cila i mjafton për të qëndruar një pikë më shumë sesa skuadra ndjekëse, Tirana, që numëron 17 pikë pas fitores ndaj Luftëtarit.

PARTIZANI- KUKËSI

Është mbyllur në barazim 0- 0 supersfida mes Partizanit dhe Kukësit, e vlefshme për javën e 10- të të Kategorisë Superiore. Të dyja skuadrat vinin në këtë përballje pas triumfeve, teksa të kuqtë mposhtën Skënderbeu­n në javën e fundit me rezultatin 3- 1, ndërkohë që Kukësi triumfoi në "Roza Haxhiu" të Lushnjës ndaj Luftëtarit me rezultatin 4- 1. Për sa i përket përballjes në fazën e parë, verilindor­ët e Shpëtim Duros arritën të triumfonin me rezultatin 1- 0. Ndeshja e djeshme ishte e mbushur me raste nga të dyja skuadrat, por në fund, 90 minutat në "Selman Stërmasi" përfunduan me shifra të bardha.

FLAMURTARI­SKËNDERBEU

Pjesa e parë nisi me një qarkullim të mirë të topit të korçarëve dhe pas disa sulmeve, zhbllokimi i rezultatit erdhi në minutën e 23- të nga Dejvi Bregu. Pas një aksioni nga e majta, vlonjati u gjend i lirë dhe tundi rrjetën. Ekipi i drejtuar nga trajneri i komanduar Luan Birçe reagoi dhe vetëm në minutën e 41të ishte Xhevahir Sukaj, që shtyu topin drejt rrjetës pas një pasimi të ardhur nga e majta. Gol që vulosi rezultatin e pjesës së parë. Në fraksionin e dytë, teknikët bënë lëvizjet e tyre dhe patën raste në të dyja portat, edhe pse jo aq të pastra. Deri në fund, edhe pse vendësit shfaqën më shumë dëshirë, rrjetat nuk u tundën më. Në fund, Flamurtari e Skënderbeu ndanë nga një pikë. Tashmë Skënderbeu shkon në kuotën e 14 pikëve dhe mban vendin e shtatë, ndërsa ende në fundin e renditjes gjendet i palëvizur Flamurtari, me 3 pikë në total.

RENDITJA

Kategoria Superiore luajti ndeshjet e fundit të javës së 10- të dhe kryesimin e saj vazhdon që ta mbajë Partizani. Pas barazimit me Kukësin, ekipi i Lerdës qëndron me 18 pikë në vendin e parë, ndërsa ndiqet nga Bylisi dhe Tirana, të dyja me 17 pikë. Teuta mbetet forcë e katërt e kampionati­t me 16 pikë, ndërsa vendin e pestë dhe të gjashtë e mbajnë Vllaznia dhe Kukësi, të dyja me 15 pikë. Mbetet në vendin e shtatë Skënderbeu me 14 pikë, ndërsa afrohet Laçi në pozicionin e 8- të, me 13 pikë në total. I parafundit në renditje gjendet Luftëtari, me 6 pikë, ndërsa mbyll Flamurtari me vetëm 3 pikë.

 ??  ?? Foto nga ndeshja Partizani- Kukësi
Foto nga ndeshja Partizani- Kukësi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania