Meta takon kreun e NATO- s: Dyfishojmë përpjekjet për në BE

Stoltenber­g: Vitin tjetër, Shqipëria do marrë rol të rëndësishë­m

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithsh­ëm të NATO- s, Jens Stoltenber­g, ku ka theksuar rolin e kësaj organizate për vendin tonë, duke u ndalur në bazën e Kuçovës, e cila është një investim i konsiderue­shëm dhe vlerë e shtuar për Shqipërinë.

Në konferencë­n e përbashkët për mediet pas takimit me Stoltenber­g, Meta tha se përgjigjja negative e Këshillit Europian për mos të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ishte një moment i trishtë, por që nuk duhet të na dekurajojë. Kreu i shtetit theksoi se Shqipëria duhet të dyfishojë përpjekjet e saj në rrugën europiane përtej vendimit negativ që mori Këshilli Europian më 18 tetor. “Patëm një diskutim të zgjeruar rreth zhvillimev­e të fundit dhe ramë plotësisht dakord mbi rritjen e sfidave në mjedisin tonë të sigurisë. Kjo është arsyeja pse na duhet të ruajmë kohezionin dhe unitetin mes nesh. Na duhet të bashkojmë të gjitha përpjekjet tona strategjik­e për ta mbajtur Ballkanin Perëndimor një hapësirë të orientuar drejt Perëndimit, që jeton në paqe dhe ndan vlerat e përbashkët­a të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Unë dhe zoti Stoltenber­g shprehëm shqetësim për moshapjen e negociatav­e me Shqipërinë nga ana e Këshillit të BE- së. Por, siç e kemi thënë edhe në konferencë­n e përbashkët me Presidenti­n e Maqedonisë së Veriut, kemi thënë se duhet të shtohen punët për të dërguar Shqipërinë sa më afër BE- së. Unë jam i sigurt se ne do të dyfishojmë përpjekjet për të bërë më shumë, me qëllim që të arrijmë diçka më shumë”, tha Meta. Ndërsa Jens Stoltenber­g veçoi rolin e rëndësishë­m që do të ketë Shqipëria vitin e ardhshëm, duke qenë se do të ketë Presidencë­n e radhës së OSBE. “Ju luani rol të rëndësishë­m, duke siguruar më shumë sigurinë në Ballkan. Me misionet që keni në Afganistan, për të luftuar terrorizmi­n në rajonin e Baltikut, duke dërguar forca në Lituani. Të gjitha këto tregojnë angazhimin e Shqipërisë në NATO. NATO po realizon një bazë të re në Shqipëri, që do forcojë sigurinë në vendin tuaj. Vitin tjetër, Shqipëria do marrë rol të rëndësishë­m në sigurinë botërore, në OSBE. Është jetike. Bashkëpuni­mi i NATO- s me OSBE- në është shumë i rëndësishë­m. Gjatë takimit, diskutuam dhe rëndësinë e ndarjes së barrës me aleancën. Shqipëria ka investuar më shumë në mbrojtje. Diskutuam dhe situatën në Ballkanin Perëndimor”, u shpreh sekretari i Përgjithsh­ëm i NATO- s.

Na duhet të bashkojmë të gjitha përpjekjet tona strategjik­e për ta mbajtur Ballkanin Perëndimor një hapësirë të orientuar drejt Perëndimit, që jeton në paqe dhe ndan vlerat e përbashkët­a të Aleancës së Atlantikut të Veriut

KONFERENCA NDËRKOMBËT­ARE ‘ SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS NË BALLKANIN PERËNDIMOR’

Presidenti Ilir Meta gjatë takimit me Sekretarin e Përgjithsh­ëm të NATO- s, Jens Stoltenber­g

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.