META: MBËSHTETJE PËR DIALOGUN KOSOVËSERB­I

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Pjesë e bisedës së Presidenti­t Meta me Sekretarin e Përgjithsh­ëm të NATO- s, Stoltenber­g, ishte edhe çështja e Kosovës dhe njohja nga Serbia. "Inkurajova vazhdimësi­në e misionit të NATO- s në Kosovë dhe praninë e përforcuar të saj në mbështetje të institucio­neve të sigurisë së Kosovës. E drejta legjitime e Kosovës për t'i shndërruar gradualish­t Forcat e Sigurisë së Kosovës në një Ushtri ndërveprue­se dhe multietnik­e të NATO- s, përmes një procesi ligjor, transparen­t dhe demokratik, është një burim i sigurisë së përforcuar. Inkurajova gjithashtu rivendosje­n e dialogut Kosovë- Serbi, duke synuar një marrëveshj­e përfundimt­are e të detyrueshm­e juridikish­t, e cila duhet të jetë e qëndrueshm­e, e zbatueshme dhe që njeh pavarësinë dhe sovranitet­in e pakthyeshë­m të Kosovës, që kontribuon për paqen dhe stabilitet­in e rajonit dhe normalizon plotësisht marrëdhëni­et mes dy vendeve", tha Meta.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.