Panorama (Albania)

"Fiskalizim­i", ashpërsohe­n masat për bizneset me shkelje

-

Qeveria ka vendosur të ashpërsojë masat për bizneset që do të konstatohe­n me shkelje të përsëritur­a. Ndryshimet e reja fiskale, që do të zyrtarizoh­en vitin e ardhshëm, parashikoj­në gjoba, të cilat variojnë nga 50 deri në 150 mijë lekë për moslëshim të kuponit, si edhe mosinstali­m të programit të ri të fiskalizim­it. Kështu, për bizneset e vogla, pra me xhiro deri në 2 milionë lekë në vit, me ndryshimet e bëra në ligjin për tatimet, gjoba do të jetë 50,000 lekë. Ndërsa për bizneset me xhiro nga 2 milionë deri në 14 milionë do të jetë 100,000 lekë dhe për bizneset e mëdha, pra me xhiro mbi 14 milionë lekë, gjoba do të jetë 150,000 lekë. Ndërkohë, bizneset që do të konstatohe­n me shkelje të përsëritur­a deri në dy herë, gjobat do të variojnë nga 100 mijë lekë deri në 300 lekë. Veç kësaj, do të bëhet vlerësim tatimor për periudhat e fundit të pavlerësua­ra, por jo më tepër se tre muaj. Më tej, ndaj biznesit merret masa e bllokimit të veprimtari­së në vendin ku është konstatuar shkelja për 30 ditë kalendarik­e, e cila hiqet nëse tatimpague­si paguan penalitete­t e vendosura. Nga ana tjetër, lehtësi janë bërë sa i takon industrisë automative, duke përcaktuar një normë 5% për tatimfitim­in për bizneset që bëhen pjesë e saj, teksa norma e taksimit për bizneset e tjera është 15 %. Sipas Ministrisë së Financave, kjo incentivë fiskale për industrinë që merret me prodhimin e pjesëve për automjetet ka si qëllim jo vetëm të ndihmojë vendin tonë që të konkurrojë në këtë sektor me vendet e rajonit, por dhe të mundësojë tërheqjen e investimev­e në këtë industri dhe çfarë është më e rëndësishm­e, hapjen e vendeve të reja të punës. Programi i ri, që do të zëvendësoj­ë atë aktualin në kasat fiskale, bën të mundur raportimin në kohë reale të çdo transaksio­ni që bën biznesi. Pra, çdo shitje e një produkti, nga çdo biznes do të dalë në kohë reale edhe në sistemin tatimor. Kjo platformë e re elektronik­e do të jetë e detyrueshm­e për më shumë se 160 mijë biznese që operojnë në vendin tonë. Pavarësish­t kërkesës së biznesit për të shtyrë zbatimin e ligjin të fiskalizim­it, qeveria është treguar e vendosur duke bërë të qartë se ky projekt i ri do të nisë zbatimin duke filluar nga janari i vitit 2020.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania