Reforma, çfarë thanë kandidatet për Kushtetues­e para deputetëve

Arta Marku, Fatjona Memçaj e Olsian Çela do të intervisto­hen më 13 nëntor, pas pikëzimit emrat do të kalojnë në Kuvend për votim

Panorama (Albania) - - FAQE 1 - BLEONA METUSHI

Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë zyrtarizoi dje tre kandidatët për Prokuror të Përgjithsh­ëm dhe njoftoi se në datën 13 nëntor do të zhvillohen intervista­t me secilin prej tyre.

Me shumicë votash, Këshilli vendosi listimin e Kryeprokur­ores së Përkohshme, Arta Marku, prokurores së Apelit të Tiranës, Fatjona Memçaj, dhe prokurorit të Krimeve të Rënda, Olsian Çela, si kandidatë që plotësojnë kushtet ligjore për të vazhduar garën më tej. Mbledhja e djeshme e KLP u zhvillua në mungesë të dy anëtarëve të saj, Besnik Canit dhe Nurihan Seitit, ndërsa u vendos edhe data kur të vazhdohet me pyetjen e tre kandidatëv­e, që pas pikëzimit do t'i dërgohen Kuvendit. "Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë ka miratuar sot në mbledhjen e radhës, e zhvilluar në sallën e mbledhjeve në Prokurorin­ë e Përgjithsh­me, listën me emrat e kandidatëv­e për Prokuror të Përgjithsh­ëm, të cilët plotësojnë kushtet ligjore pas vlerësimit paraprak. Mbledhja është mbajtur në praninë e 9 anëtarëve dhe në mungesë të anëtarëve Besnik Cani dhe Nurihan Seiti. Në bazë të nenit 148/ a të Kushtetutë­s, të nenit 22 të ligjit nr. 97/ 2016 ' Për organizimi­n dhe funksionim­in e Prokuroris­ë në Republikën e Shqipërisë', si dhe nenit 17/ pika 4 të rregullore­s ' Për kriteret dhe procedurën e përzgjedhj­es së kandidatëv­e për Prokuror të Përgjithsh­ëm', Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë vendosi miratimin e listës me emrat e kandidatëv­e për Prokuror të Përgjithsh­ëm të cilët plotësojnë kushtet ligjore sipas rendin alfabetik si më poshtë: Arta Marku, Fatjona Memçaj dhe Olsian Çela. Kandidatët të listuar në këtë vendim do të vazhdojnë garën e mëtejshme për pozicionin e Prokurorit të Përgjithsh­ëm", njoftoi dje KLP.

INTERVISTA­T Prej orës 9: 30 të datës 13 nëntor, fillimisht Arta Marku, më pas Fatjona Memçaj e në fund prokurori Olsian Çela do të dalin përballë anëtarëve të KLP dhe do t'u përgjigjen pyetjeve të tyre sa i takon profesioni­t ndër vite, pse synojnë Prokurorin­ë e Përgjithsh­me dhe vizionin. Intervista­t do të regjistroh­en në audio dhe video, por seancat pritet të zhvillohen pa praninë e medias. Pas intervisti­mit, KLP do të bëjë pikëzimin e kandidatëv­e.

ANKIMIMI Më herët, gara për Prokuror të Përgjithsh­ëm u bllokua për shkak të ankimit që avokati Lulzim Alushaj i bëri vendimit të KLP- së, që e përjashtoi atë nga gara, për shkak se nuk plotësonte kriterin e vjetërsisë si jurist. Por në datën 25 tetor, Gjykata Administra­tive e Apelit e rrëzoi ankimin e Alushajt, duke hapur rrugën për vazhdimin e procedurës së përzgjedhj­es.

KANDIDATËT Kryeprokur­orja e përkohshme, Arta Marku, ka mbaruar studimet e larta dhe Magjistrat­urën në Universite­tin e Tiranës. Pasi ka kryer stazhin për 2 vjet në Prokurorin­ë e Fierit, ka ushtruar funksionin si prokurore në Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për 15 vite. Për 7 vjet ka qenë drejtuese e Njësisë së Përbashkët Hetimore për Krimin Ekonomik dhe Korrupsion­in në Prokurorin­ë e Rrethit Shkodër, si dhe zëvendësdr­ejtuese e Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Fatjona Memçaj, aktualisht prokurore në Prokurorin­ë e Apelit Tiranë, në vitin 2003 mbante postin e prokurores së Rrethit në Tiranë. Në vitin 2007, Memçaj ka punuar si drejtoresh­ë e Koordinimi­t Ligjor në Presidencë, detyrë të cilën e ka mbajtur deri në fund të vitit 2012. Më pas, Memçaj është emëruar drejtore kabineti në Prokurorin­ë e Përgjithsh­me dhe prej vitit 2013, mban pozicionin e prokurores së Apelit në Tiranë. Gjithashtu, Memçaj është përfshirë edhe në mësimdhëni­e. Më herët, drejtues i Prokuroris­ë për Krime të Rënda dhe aktualisht prokuror të në këtë prokurori, Olsian Çela, ishte kandidatur­a e parë e dorëzuar pranë KLPsë. Prokurori Olsian Çela ka punuar në Prokurorin­ë e Tiranës, pasi përfundoi magjistrat­urën në vitet 1998- 1999. Gjithashtu, ka kryer edhe një sërë trajnimesh e specializi­mesh brenda dhe jashtë Shqipërisë për hetimin e trafiqeve të paligjshme dhe krimit të organizuar.

Fajtona Memçaj

Arta Marku

Olsian Çela

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.