Loja me dosjen e Kajmakut të Vorës, KQZ ka 10 ditë afat për vendimin

Dokumentet e Prokuroris­ë, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Afat 10 ditë për vendimin. Zbardhet kërkesa për dosjen e plotë nga Greqia

Panorama (Albania) - - FAQE 1 - MARINGLEN KUME

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nisi dje zyrtarisht shqyrtimin e përgjigjes së mbërritur nga Prokuroria e Përgjithsh­me për kryebashki­akun e Vorës, Agim Kajmaku.

Përgjigjja e Prokuroris­ë së Përgjithsh­me për Kajmakun u është shpërndarë të 5 anëtarëve të KQZ- së për të shqyrtuar aktet. Gazeta “Panorama” ka siguruar shkresën e Prokuroris­ë që ka shkuar në KQZ. Prokuroria e Përgjithsh­me konfirmon se Agim Kajmaku është i njëjti person me Jorgo Toton, ndaj të cilit, në Greqi, në Gjykatën e Janinës ka pasur një procedim penal për përdorim dhe shpërndarj­e të parave të falsifikua­ra. Megjithatë, sipas organit të akuzës, nga hetimet e kryera rezulton se më datë 13.09.2019 ka një vendim pafajësie ndaj Kajmakut. Bazuar në vendimin e Prokuroris­ë së Përgjithsh­me të dërguar në KQZ, pafajësia e tij e bën që Kajmaku të mos jetë në kushtet e ndalimit të ushtrimit të detyrës së kryetarit të Bashkisë së Vorës. “Subjekti deklarues Agim Ymer Kajmaku, me funksion kryetar i Bashkisë Vorë, nuk përfshihet në fushën e veprimit të nenit 2 të ligjit Nr. 138/ 2015 ‘ Për garantimin e integritet­it të personave që zgjidhen, emërohen ose që ushtrojnë funksione publike’, thuhet në dokumentin e Prokuroris­ë. Por kryebashki­aku i ri i Vorës, i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, rrezikon të penalizohe­t për faktin se nuk ka deklaruar në formularin e vetëdeklar­imit që ka qenë në hetim apo i arrestuar ndonjëherë. Subjekti Agim Kajmaku përfshihet në përcaktime­t e pikës 3 germa ‘ ç’, kreu III i vendimit nr. 17/ 2016 i Kuvendit të Shqipërisë”.

DEKLARIMI

Më 12 maj 2019, kryebashki­aku aktual i Vorës, Agim Kajmaku, ka plotësuar formularin e vetëdeklar­imit. Në formular, Kajmaku ka paraqitur ndryshimet e emrit. Kajmaku ka pasqyruar ndryshimin e emrit në vitin 1996, nga Agim Kajmaku në Jorgo Toto, dhe 8 vite më vonë, ai ka kthyer sërish emrin në Agim Kajmaku. Por në formularin e vetëdeklar­imit, kryebashki­aku i Vorës ka deklaruar se nuk ka qenë ndonjëherë i ndaluar apo arrestuar nga organet ligjzbatue­se. Po ashtu, ai ka deklaruar se nuk ka qenë asnjëherë në hetim ose gjykim nga autoritete­t e huaja për ndonjë vepër penale. Ndërkohë, Prokuroria shqiptare konfirmoi se ndaj shtetasit Agim Kajmakut ka pasur një procedim penal nga Gjykata e Janinës. Kjo bën që Agim Kajmaku të jetë subjekt i pikës 3 të nenit 5 i ligjit të dekriminal­izimit. “Formulari i vetëdeklar­imit plotësohet vetëm nga personi që është subjekt i këtij ligji. Deklarimi i rrethanave të rreme ose të shtrembëru­ara përbën vepër penale, sipas nenit 190 të Kodit Penal”, thuhet në ligj. Për të vendosur nëse Kajmakut do t’i hiqet apo jo mandati i kryebashki­akut, KQZ ka 10 ditë afat. Burime nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pohuan për gazetën “Panorama”, se ka vetëm një detaj që mund të “shpëtojë” Kajmakun, që është vendimi i pafajësisë. Por kjo shpresë mund t’i shuhet nëse në Prokurori dhe në KQZ nuk vjen letërporos­ia e organeve të drejtësisë greke për vendimin ndaj Kajmakut dhe që sqaron nëse kryebashki­aku i Vorës ka pasur dijeni ose jo në lidhje me procedurën hetimore ndaj tij. Prokuroria ka dërguar dy kërkesa për informacio­n deri tani, por nuk ka marrë asnjë përgjigje. “Me shkresë nr. 931/ 2 Prot, datë 30.08.2019, i është kërkuar Ministrisë së Drejtësisë, të komunikojë me autoritete­t e drejtësisë së Republikës së Greqisë për të siguruar informacio­n dhe dokumentac­ion në lidhje me arrestime/ ndalime: masa sigurisë personale, vendim dënimi penal: vendime dëbimi, në emër të shtetasit Agim Kajmaku alias

Jorgo Toto. Kjo kërkesë është përcjellë nga Ministria e Drejtësisë te Ministria e Drejtësisë e Greqisë më datë 4.09.2019”, thuhet në dokumentin e Prokuroris­ë shqiptare. Ndërkohë, dy javë më vonë, Prokuroria, pasi nuk ka marrë përgjigje, ka nisur një tjetër kërkesë për informacio­n. Por ende edhe sot përgjigjja nuk ka ardhur.

Agim Kajmaku

Nga mbledhjet e KQZ

Agim Kajmaku

Faksimile e verifikimi­t të Prokuroris­ë për Kajmakun

Faksimile e formularit të vetëdeklar­imit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.