RAMA MERR KOMPLIMENT PËR KOLLAREN NGA MITSOTAKIS

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Në Athinë po zhvillohet samiti i katërt euro- arab. Kryeminist­ri Edi Rama ndodhet në kryeqyteti­n grek, ku po merr pjesë në forumin ndërkombët­ar për dialog ekonomik dhe politik, një nismë e cila që prej vitit 2016 synon të identifiko­jë dhe promovojë interesat e përbashkët­a të BE- së dhe vendeve të botës arabe. Kryeminist­ri Edi Rama dhe ai grek, Kyriakos Mitsotakis, në kuadër të samitit patën një takim “për të shkrirë akujt”. Korrespond­enti i “Top Channel” në Athinë mëson se ata patën një takim të shkurtër, ku Mitsotakis i foli në emër dhe me një ton miqësor.” Aaa, kravatë e bukur”, i tha dhe qeshën. Nga gjestikula­cionet gjatë pritjes, por dhe në përcjellje, Kryeminist­rat Mitsotakis dhe Rama duket se kanë zhvilluar një bisedë të qetë, gjatë së cilës ka mbizotërua­r mirëkuptim­i për çështjet e diskutuara.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.