Si do të zgjidhen tre anëtarët e radhës së Gjykatës Kushtetues­e

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Arta Vorpsi, Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji janë praktikish­t tre anëtaret e ardhshme të Gjykatës Kushtetues­e, pasi janë të njëjtat që kandidojnë në thirrjen e Presidencë­s dhe në thirrjen e Parlamenti­t. Pasi Presidenti Ilir Meta zgjodhi Besnik Muçin për vakancën e parë për Gjykatën Kushtetues­e, deri më datë 8 nëntor, kreu i shtetit duhet të shprehet për kandidatin e dytë që emërohet prej tij. Kreu i shtetit duhet të zgjedhë mes Arta Vorpsit, Fiona Papajorgji­t dhe Elsa Toskës. Në rast se Presidenti nuk vendos të zgjedhë ndonjë prej tyre me arsyetimin se duhet të zgjedhë edhe Parlamenti emrin e parë që emërohet prej tij, pastaj kreu i shtetit të zgjedh të dytin, atëherë emërohet automatiki­sht kandidati që ka marrë më shumë pikë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Ndërkohë, Parlamenti do të shfrytëzoj­ë të gjithë afatin kohor për të zgjedhur dy anëtarët e Gjykatës Kushtetues­e. Parlamenti ka kohë deri me 14 nëntor që të zgjedhë 2 anëtarët e Kushtetues­es për 2 vakancat. Në rast se Presidenti shprehet deri më 8 nëntor, por edhe nëse nuk shprehet, Kuvendit i mbesin vetëm dy kandidatë për dy vende vakante në Gjykatën Kushtetues­e. Bashkë me tri kandidatet që zhvilluan dje seancën dëgjimore në Komisionin e Ligjeve dhe që praktikish­t do të jenë të tria gjyqtare të Gjykatës Kushtetues­e, numri i gjyqtareve në këtë Gjykatë shkon në 5, bashkë me Besnik Muçin që u dekretua dhe Vitore Tushën. Por që Kushtetues­ja të jetë funksional­e për të marrë vendime, duhen të paktën 6 anëtarë nga 9 që duhet të jenë për të qenë e plotë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.