Europol: Akuzohen për 1650 kg kokainë heroinë
Policia Shqiptare ka sekuestruar rreth 3 milionë euro pasuri në emër të 5 personave që u arrestuan në muajin qershor, pas një hetimi të nisur nga autoritetet e Danimarkës.
Operacioni i koduar "Goldfinger", që u finalizua më 26 qershor dhe u koordinua nga Europol, ka vijuar dje në Shkodër e Tiranë, me qëllim gjurmimin, evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale e personave të arrestuar gjatë këtij operacioni. "Sekuestrohen 3 milionë euro pasuri, me burim të ardhurash nga aktiviteti kriminal i 4 personave, të cilët janë arrestuar gjatë operacionit në Danimarkë, më datë 26 qershor 2019", njoftoi dje zyrtarisht Policia. Këta persona janë pjesëtarë të një grupi të madh të strukturuar kriminal për trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike në vendet e BE- së dhe një pjesë të parave të përfituara nga ky aktivitet kriminal e kanë investuar në Shqipëri, kryesisht në vende bregdetare dhe qytete të mëdha. Policia tha se të gjitha këto pasuri ishin të regjistruara në emër të familjarëve të tyre dhe personave, me të cilët kishin lidhje miqësore. Pasuritë e sekuestruara tashmë administrohen nga Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara pranë Ministrisë së Financave.
OPERACIONI Operacioni "Goldfinger" u zhvillua më datë 26.06.2019, gjatë të cilit u sekuestruan 200 mijë euro, 10 milionë lekë, 7 automjete, 7 banesa dhe 1 biznes, u koordinuar nga Europoli dhe u drejtua nga autoritetet e hetimit në Danimarkë. Ky operacion u shtri në disa shtete, si Danimarkë, Gjermani, Belgjikë, Holandë, Suedi, Slloveni dhe Shqipëri. Drejtoria Hetimore Qendrore, nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda, ka vijuar
Më 26 qershor të këtij viti, Europol publikoi në faqen zyrtare rezultatet e operacionit "Goldfinger", ku mori pjesë edhe Policia shqiptare. Sipas Europol, Njësia Speciale e Hetimeve në Kopenhagen e Policisë daneze arrestoi 31 persona, të dyshuar si pjesë e një organizate të madhe, e cila kontrabandonte, shiste dhe shpërndante armë zjarri dhe drogë në të gjithë BE- në. Ata janë akuzuar për kontrabandën dhe shpërndarjen e 1650 kg kokainë e heroinë. "Policia daneze kontrolloi shtëpi në 40 vende, ku u gjetën sasi të mëdha të narkotikëve, armëve të zjarrit dhe para cash. Hetimi u krye në bashkëpunim me organizatat e zbatimit të ligjit në Gjermani, Holandë, Slloveni, Suedi dhe Shqipëri. Projekti i analizës së Europol, i cili mbështet parandalimin dhe luftimin e krimeve që përfshijnë grupet kriminale të organizuara në Shqipëri dhe grupet e lidhura me krimin e organizuar, e mbështeti këtë rast prioritar që nga fillimi. Siguroi mbështetje analitike dhe organizoi tri takime operacionale me partnerët e përfshirë në selinë e Europol- it dhe në Danimarkë. Në ditën e operacionit, tre oficerë të Europol- it me zyra lëvizëse dhe mjete për nxjerrjen e të dhënave, ishin në vend për mbështetjen e koordinimit ndërkombëtar dhe të dhënave të grumbulluara e të kontrolluara", thuhet në faqen zyrtare të Europol. hetimin pasuror për të sekuestruar të gjitha pasuritë e personave të arrestuar gjatë operacionit, të cilat rrjedhin nga aktiviteti kriminal i tyre. Gjatë hetimeve për identifikimin e pasurive të tjera që kishin rrjedhur nga aktiviteti kriminal i shtetasve Jetmir Kastrati, Eri Pelinku, Dëfrim
Eçi dhe Armando Duçaj, të arrestuar në Danimarkë më datë 26.06.2019, për veprat penale "Grupi i strukturuar kriminal", "Trafik ndërkombëtar i lëndëve narkotike" dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale", Drejtoria Hetimore Qendrore, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, evidentoi një sërë pronash të tjera të këtyre personave dhe i kërkoi Gjykatës sekuestron përfundimtare në bazë të ligjit "Antimafia". Bazuar në vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, u vendos sekuestrimi i një kompanie private ( pulari), me aktivitet në Shkodër, me vlerë investimi mbi 1,5 milionë euro; 10 apartamente banimi në plazhin e Velipojës; 1 apartament banimi në Shkodër; 14 automjete të markave të ndryshme, prodhim i viteve të fundit. "Të gjitha pasuritë e sekuestruara kapin vlerën 3 milionë euro. Të gjitha pronat e sekuestruara dyshohen se rrjedhin nga aktiviteti kriminal i personave të arrestuar, të cilët i kanë regjistruar në emër të familjarëve të tyre", tha Policia. POLICIA SHQIPTARE Në Shqipëri, gjatë fazës operacionale u përfshinë: Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale, Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, Tiranë dhe Korçë, ku në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, mëngjesin e djeshëm në Shkodër u bë arrestimi i shtetasit Astrit Beqiri, 51 vjeç, banues në Shkodër. Ky person, sipas Policisë së Shtetit ka pasur rol aktiv, i dyshuar si kreu i grupit kriminal dhe dyshohet për veprat penale: "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale", "Grup i strukturuar kriminal" dhe "Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal". U sekuestruan në Shqipëri rreth 200 mijë euro, 10 milion lekë, 7 automjete, 1 biznes me vlerë investimi mbi 1 milion euro. Eropol dhe autoritetet daneze kanë falënderuar Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda për profesionalizmin e treguar, rolin aktiv dhe shumë të domosdoshëm në goditjen e këtij grupi të rrezikshëm kriminal. Edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, reagoi dje në lidhje me këtë operacion, duke theksuar se kjo goditje provon pjekurinë, motivimin, besueshmërinë dhe profesionalizmin e lartë të organeve tona ligjzbatuese.