Kanabis në shtëpi, arrestohet 24- vjeçari

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

VLORE - Sekuestroh­en 12.4 kg lëndë narkotike kanabis sativa, vihet në pranga poseduesi i tyre. Policia e Vlorës ka finalizuar operacioni­n e koduar "Ferma", ndërsa gjithçka është kryer në afërsi të fshatit Llakatund të Vlorës. Në bazë të informacio­neve të siguruar në rrugë operativa, u bë i mundur kapja e R. R 24 vjeç, ndërsa është kryer edhe kontroll në banesën e tij, pas dyshimit se në brendësi të saj kishte lëndë narkotike. Pas kontrollit, iu gjetën 12.4 kg lëndë narkotike kanabis sativa. Policia ka kryer menjëherë arrestimin e tij në flagrancë, ndërsa 24vjeçari akuzohet për veprën penale të "Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e". Po dje u vu në pranga dhe një 45- vjeçar i shpallur në kërkim për "Trafikimi i narkotikëv­e".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.