Babai i të akuzuarit: Kërkoni falje!

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Babai i të arrestuari­t, Ndok Arraj, tregon se një natë para vrasjes viktima dhe kushëriri i tij i arrestuar kanë qenë së bashku në Dukagjin duke ngrënë, ndërsa rrëfen edhe marrëdhëni­et shumë të mira mes tyre. “Në darkë kemi qëndruar deri në orën 23: 00 duke ngrënë bashkë me Lazërin dhe Marashin e madje po shihnim edhe një ndeshje futbolli të kampionati­t italian. Lazërin e kam djalin e xhaxhait, e kam edhe djalin e tezes dhe e kam edhe baxhanak, tri herë lidhemi me të dhe si mund të jetë ky konflikt mes nesh, kur ne kemi qëndruar gjithmonë bashkë në sofër?! T’më akuzojnë mua me djemtë e mi se kam vrarë djalin e axhës, është absurde. Policia na ka koritur për gjithë jetën dhe s’na kanë lënë kund dritë dielli pas kësaj akuze”, shprehet 65- vjeçari. Në fund, ai kërkon lirimin e të birit. “Të zbardhet sa më parë se djali im po çmendet në burg. Ne me kushërinjt­ë s’do gëzohemi kurrë më. Kërkoj zbardhjen në mënyrë urgjente dhe Policia që ka bërë atë deklaratë duke njollosur fisin tonë, të dalin publikisht dhe ta tërheqin atë deklaratë dhe të kërkojnë falje publike. Policia të gjejë autorin e vërtetë dhe jo t’u bjerë në qafë familjeve tona”, përfundon ai.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.