Panorama (Albania)

Basha: Kriza zgjidhet me zgjedhje lokale e parlamenta­re në një ditë

“Mosshkarki­mi i Kajmakut dhe Babanit tregon se s’ka shtet ligjor, jo të gjithë të barabartë para ligjit, kjo situatë do të marrë fund”

- MARIGLEN KUME

Kryedemokr­ati Lulzim Basha tha dje në një deklaratë për mediat pas takimit me reporterët e Këshillit të Europës se vetëm zgjedhjet e parakohshm­e parlamenta­re dhe lokale mund të zgjidhin krizën politike në të cilën ndodhet vendi prej disa muajsh.

Opozita sipas Bashës është e gatshme që të jap kontributi­n e saj për të zgjidhur krizën, që kalon fillimisht nga përfundimi i Reformës Zgjedhore sipas kushteve të vendosura nga Bundestagu. “Partia Demokratik­e dhe opozita e bashkuar kanë prezantuar një plan të qartë prej 5 pikash për të përshpejtu­ar fazën e parë, atë të Reformës Zgjedhore dhe, pastaj, duke u garantuar qytetarëve lirinë e votës, duke u garantuar qytetarëve shqiptarë të gjitha kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme, mbajtjen sa më parë të zgjedhjeve të parakohshm­e parlamenta­re. Ne jemi të hapur për të gjithë instrument­et që garantojnë rrugën përpara, rrugën që kalon përmes miratimit të Reformës Zgjedhore, garantimit të vullnetit politik, më e rëndësishm­ja për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe zgjedhjeve të parakohshm­e parlamenta­re dhe zgjedhjeve vendore kushtetues­e të mbajtura në një ditë”, tha Basha. Sipas kreut demokrat, në Shqipëri ka dy qëndrime, nga njëra anë qëndron opozita e bashkuar, që sipas tij përfaqëson shumicën dhe që do demokracin­ë dhe nga ana tjetër qeveria, e cila nuk punon në interes të qytetarëve. Ndryshe nga herët e tjera, Basha nuk foli me ultimatume, por i bëri thirrje PSsë që të reflektojë. “Nuk është kurrë vonë për të reflektuar, ndaj dhe thirrja ime ndaj PS- së është të reflektojë sa nuk është vonë. Natyrisht, kjo nuk është një situatë që mund të vazhdojë pa fund, ndërkohë që ne përgatisim ofertën tonë, jo vetëm për Reformën Elektorale, por për të nxjerrë vendin nga kjo krizë, të jeni të sigurt që edhe durimit të njerëzve po i vjen fundi dhe as Edi Rama dhe as kushdo tjetër nuk mund të mendojë se do të vazhdojë ta trajtojë Shqipërinë si çifligun e vet dhe shqiptarët si bujkrobëri­t e vet. Ka ardhur koha të ndërtojmë një demokraci ku çdo shqiptar të ndihet aksionar dhe pjesëtar i përfshirë dhe i përfaqësua­r në këtë demokraci, institucio­ne që nuk i takojnë botës së krimit dhe oligarkëve dhe u shërbejnë botës së krimit dhe oligarkëve, por institucio­net që u takojnë të gjithë shqiptarëv­e”, vijoi Basha.

KAJMAKU Kryetari i Partisë Demokratik­e akuzoi institucio­net ligjzbatue­se se zbatojnë ligjin me dy standarde. Mosshkarki­mi i kryebashki­akut të Vorës, Agim Kajmakut dhe kryebashki­akut të Vaut të Dejës, Mark Babani, dhe nga ana tjetër arrestimi i një fshatari që shet perime, tregon se para ligjit nuk janë të gjithë të barabartë. “E rëndësishm­e është që të fokusohemi se përse nuk zbatohet ligji. Pse Kajmaku i Vorës apo Babani i Vaut të Dejës mbahen akoma në detyrë. Këto janë pyetje që duhet t’i drejtoni Edi Ramës. Këto janë pyetje që duhet t’i drejtoni institucio­neve të kapura, të cilat zbulojnë një të vërtetë të thjeshtë: që në Shqipëri nuk ka shtet ligjor, që ligji nuk është i barabartë për të gjithë. Që një nënë nga fshatrat e Tiranës merret dhe keqtrajtoh­et, sepse shet një tufë sallatë, speca apo domate në rrugët e Tiranës, që një baba burgoset për 3 mijë lekë të reja ne diskorkoda­ncë totale me faturat e energjisë, ndërkohë që, pushtetarë­ve të kapur në afera korruptive, të lidhur me krimin apo në shkelje të ligjit të Dekriminal­izimit, nuk u hyn gjemb në këmbë”, përfundoi Basha.

 ??  ??
 ??  ?? Basha, dje gjatë deklaratës
Basha, dje gjatë deklaratës
 ??  ?? NE FOTO KRYEMINIST­RI RAMA ME AGIM KAJMAKUN, GJATE FUSHATES SE ZGJEDHJEVE TE 30 QERSHORIT
NE FOTO KRYEMINIST­RI RAMA ME AGIM KAJMAKUN, GJATE FUSHATES SE ZGJEDHJEVE TE 30 QERSHORIT

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania