Panorama (Albania)

“Kajmaku”, KQZ vendos të premten për kryebashki­akun

“Zëri i Amerikës”: Vendimi i pafajësisë, Kajmakut s’i shpëton mandatin

- MARIGLEN KUME

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet ditën e premte për të vendosur nëse do të shkarkojë kryebashki­akun e Vorës, Agim Kajmakun, apo jo.

Mbledhja e KQZ- së është thirrur nga kryetari Klement Zguri dhe ka në rend dite vetëm një pikë: “Shqyrtimin e rezultatit të verifikimi­t të Prokuroris­ë së Përgjithsh­me për funksionar­in publik, z. Agim Ymer Kajmaku, me funksion kryetar i Bashkisë Vorë, Qarku Tiranë, në zbatim të ligjit nr. 138/ 2015 ‘ Për garantimin e integritet­it të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, thuhet në letrën e KQZ- së. Por mësohet se KQZ do t’i kërkojë Prokuroris­ë të gjithë praktikën që ndoqi për verifikimi­n e figurës së Kajmakut. Dy ditë më parë, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve mbërriti shkresa e Prokuroris­ë së Përgjithsh­me, e cila konfirmoi se shtetasi Agim Kajmaku është i njëjti person, i cili në vitin 2003 është arrestuar në Greqi me akuzën e përdorimit dhe shpërndarj­es së parave të falsifikua­ra. Rezultati i verifikimi­t të Prokuroris­ë po shqyrtohet nga të 5 anëtarët e KQZ- së, por, sipas burimeve të gazetës “Panorama”, nuk ka ende një konkluzion përfundimt­ar sesi do të votohet. Ata pohuan se rasti ha interpreti­m. Të njëjtat burime pohojnë se ka vetëm një detaj që mund të “shpëtojë” Kajmakun, që është vendimi i pafajësisë. Por kjo shpresë mund t’i shuhet nëse në organin e Akuzës në Shqipëri dhe në KQZ nuk vjen letërporos­ia e organeve të drejtësisë greke për vendimin ndaj Kajmakut dhe që sqaron nëse kryebashki­aku i Vorës ka pasur dijeni apo jo në lidhje me procedurën hetimore ndaj tij. Në shkresën që Prokuroria e Përgjithsh­me i dërgoi dy ditë më parë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, sqarohej se Prokuroria ka dërguar dy kërkesa për informacio­n deri tani, por nuk ka marrë asnjë përgjigje. “Me shkresë nr. 931/ 2 Prot, datë 30.08.2019, i është kërkuar Ministrisë së Drejtësisë, të komunikojë me autoritete­t e drejtësisë së Republikës së Greqisë për të siguruar informacio­n dhe dokumentac­ion në lidhje me arrestime/ ndalime: masa e sigurisë personale, vendim dënimi penal: vendime dëbimi, në emër të shtetasit Agim Kajmaku alias Jorgo Toto. Kjo kërkesë është përcjellë nga Ministria e Drejtësisë te Ministria e Drejtësisë e Greqisë, më datë 4.09.2019”, thuhet në dokumentin e Prokuroris­ë shqiptare. Ndërkohë, dy javë më vonë, institucio­ni i drejtuar nga Arta Marku, pasi nuk ka marrë përgjigje, ka nisur një tjetër kërkesë për informacio­n. Por ende edhe sot përgjigjja nuk ka ardhur.

ZËRI I AMERIKËS Sipas një artikulli të “Zërit të Amerikës”, kryebashki­aku i Vorës nuk ka rrugë tjetër, veçse të shkarkohet. Ndonëse ai ka marrë vendimin e Gjykatës së Janinës në shtator për pafajsinë, Kajmaku penalizohe­t për faktin se nuk ka deklaruar në formularin e vetëdeklar­imit se ndaj tij ka pasur një proces hetimor nga institucio­net e huaja ligjzbatue­se. “Prokuroria shqiptare u vu në lëvizje pas denoncimit nga Partia Demokratik­e, e cila publikoi dokumente mbi arrestimin e zotit Kajmaku në Greqi, nën emrin

Jorgo Toto dhe hetimin e nisur ndaj tij. Kryebashki­aku socialist mohoi në mënyrë të përsëritur akuzat e PD- së, duke këmbëngulu­r se nuk është arrestuar ndonjëherë në Greqi e duke folur për një ‘ sulm politik’ ndaj tij. Por krahasimi i shenjave të gishtërinj­ve mes atyre të marrë nga autoritete­t greke në 2003 dhe atyre të zotit Kajmaku, vërtetuan se bëhej fjalë për të njëjtin person. Vetëm pas kësaj, kryebashki­aku dorëzoi pranë autoritete­ve vendimin e shtatorit të këtij viti të Gjykatës së Janinë, që e shpallte atë të pafajshëm, ndonëse më parë kishte mohuar çdo fakt që e lidhte atë me ngjarjen e ndodhur në janar të vitit 2003, kur ishte arrestuar në flagrancë, pasi kishte qenë në zotërim të kartmonedh­ave false, ndërsa po tentonte të bënte një pagesë. Por kjo nuk e shpëton atë nga fakti se ai nuk e ka deklaruar arrestimin në Greqi në formularin e dekriminal­izimit, gjë që sipas një vendimi të posaçëm të Parlamenti­t, çon në shkarkim të menjëhersh­ëm nga detyra”, shkruan “Zëri i Amerikës”.

 ??  ?? Faksimile e thirrjes së mbledhjes së KQZ
Faksimile e thirrjes së mbledhjes së KQZ
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania